E Tërëshenjta
At,dikush na pyeti:
“Kur shpëtimi ynë është në duart e Zotit, pse kur i lutemi Virgjëreshës Mari, themi: ” E Permbishenjtë Hyjlindëse, shpëtona”?
– Sikurse një grua ka fqinjë nënën e një ministri dhe i kërkon asaj të kujdeset për të gjetur një punë për djalin. Fqinja pranon, por ajo nuk do ta gjejë vetë punën, por do t’i kërkojë të birit, i cili si ministër e ka këtë mundësi dhe do ta kënaqë nënën e tij. Kështu edhe ne, i kërkojmë Virgjëreshës Mari të na shpëtojë, dhe Virgjëresha Mari i kërkon Birit tësaj i Cili e ka këtë fuqi. Dhe Ai e kënaq Atë, sepse e do shumë Nënën e Tij.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga A.Marini


