/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Bindja

Bindja

Bindja

 

Virtytet -7

Duke folur për përunjësinë e Krishtit, Shën Pavli thotë se Jisui ishte i bindur tek Perëndia Ati i Tij “deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit” (Filipianët 2:8). Me të vërtetë, Jisui iu bind Perëndisë në të gjitha gjërat që bëri. 

    Sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e Atij që më ka dërguar. Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që Ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit (Joani 6:38-39). 

    Gjithçka që Jisui ka dhe është, Ai e ka marrë nga Perëndia Atë. Prej përjetësisë, Biri e ka dëgjuar Atin që të bëjë punën e Tij dhe të kryejë vullnetin e Tij. Vullneti i Perëndisë është që Biri duhej të bëhej një njeri, të merrte mbi Vete mëkatet e botës dhe të vdiste në mish, me qëllim që të ngjallej së vdekurish, që “asgjë të mos humbiste”. Jisui e kreu këtë në bindjen hyjnore dhe të përsosur, duke dhënë shembullin për të gjithë.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Bindja