/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shën Andoni i madh

Shën Andoni i madh

Shën Andoni i madh 

Dikur Shën  Andoni,duke vëzhguar thellë në gjykimin e Perëndisë,e pyet me kurreshtje:
 “Zot, Pse disa njerëz vdesin të rinj ndërsa të tjerë arrijnë në moshë të madhe?
 Pse disa janë të varfër dhe disa të pasur?
 Si mëkatarët pasurohen dhe te drejtët janë të varfër?”
 Dëgjoi një zë që i thotë:”Andon, bëj kujdes për veten.Këto janë gjykime të Perëndisë dhe nuk të intereson t’i dish.”

 Shën Andoni thotë :Kjo është detyra e rëndësishme  e njeriut:Të marrë përsipër para Perëndisë përgjegjësine e gabimeve të tij dhe ti  presi ngasjet deri në frymëmarrjen e fundit.
 
Shën  Andoni thotë: “Pashë të gjithë  kurthet e djallit të përhapur nëpër botë,psherëtiva dhe thashë: kush vallë mund ti anashkaloj?” Dhe dëgjova një zë që më thotë: “Përulësia”.
 
Shën  Andoni thotë: “Do vij një kohë ku njerëzit do jenë të çmendur  dhe sapo të shohin dikë me llogjikë,do sulmojnë duke i thënë: “Je i çmendur”sepse nuk është i njëjtë me ta.”

 Shën  Andoni thotë:” Nga njerëzit që na rrethojnë varet jeta dhe vdekja jonë.Nëse fitojmë vëllain tonë, kemi fituar Perëndinë.Nëse skandalizojmë vëllain tonë, mëkatojmë ndaj Krishtit.”
 
Disa vëllezër vizituan Shën  Andonin dhe i thanë: ” Na thuaj një mënyrë si të shpetojmë shpirtin tonë.” Shenjti  iu përgjigj: “Nuk dëgjuat c’thotë Shkrimi i Shenjtë ? Ju mjafton Shkrimi i Shenjtë.”Ata këmbëngulnin duke thënë:”Dhe nga ju duam të dëgjojmë at”‘dhe ai u thotë:”Ungjilli thotë: Nëse dikush ju godet ne faqen e djathtë,ktheji dhe faqen tjetër”. “Nuk mundemi ta bëjmë këtë “,i thanë.
 Shën Andoni vazhdoi:” Në qoftë se nuk mundeni t’i ktheni faqen tjetër,të paktën të duroni njërën shuplakë”.
 “As këtë nuk mundemi ta  bëjmë”, iu përgjigjën.
 “Nëse as këtë nuk mund ta bëni,mos iu përgjigjni dhe ju me shuplakë”. “As këtë nuk mundemi”,i thanë përsëri .Atëherë ati i thotë  nxënësit të  tij:”Bëju një supë sepse janë të sëmurë.Nëse njërën nuk mundeni dhe tjetrën nuk doni,c’farë t’ju bëj?Ju nevojiten lutje”.

 

 

Marrë nga libri i Etërve të Shenjtë (Gjerondiko)

 

Shën Andoni i madh