/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ipapandia- Paraqitja e Zotit Jesu Krisht në Tempull

Ipapandia- Paraqitja e Zotit Jesu Krisht në Tempull

Ipapandia- Paraqitja e Zotit Jesu Krisht në Tempull

 

Kjo ngjarje ndodhi dyzet ditë pas lindjes së Krishtit.Sipas ligjit të Moisiut,Virgjëresha Mari  bashkë me Josifin ,shkoi në Tempull në Jerusalem,për të paraqitur djalin foshnje,Shpëtimtarin tonë  Jesu Krisht,përpara Zotit.
 “22Edhe kur u mbushën ditët e pastrimit të tyre, sipas ligjit të Moisiut, e prunë në Jerusalem, që ta paraqitnin përpara Zotit, 23siç është shkruar në ligjin e Zotit “Se çdo mashkull që hap mitër, shenjt do të quhet tek Zoti”; 24edhe që të sillnin flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit “Një çift turtujsh a dy zogj pëllumbash”.(Llk.2:22-24).
Në Tempull foshnja u prit nga  prifti Simeon,i cili sapo e morri në duar Zotin Krisht tha:
Tani, o Zot, përlëshoje shërbëtorin tënd, sipas fjalës sate, me paqe ,sepse sytë e mi panë shpëtimin tënd”(Llk.2:29-31).Sepse këtë ishte duke pritur prej vitesh Simeoni i drejtë,të shoh vetë me sy Zotin ,Perëndinë e tij. 
Kjo ngjarje vërteton edhe njëherë se Zoti Jesu Krisht nuk erdhi për të hedhur poshtë ligjin e Moisiut,si mbështesnin Farisenjtë,por për ta plotësuar atë.
Hyrja e foshnjeve ( djem,vajza) në Kishë pasi bëhen dyzet ditë,vazhdon deri në ditët e sotme,në shenjë kujtimi-imitimi të Hyrjes së Zotit  tonë në Tempull.
Festën e Ipapandisë Kisha jonë e kremton më 2 Shkurt,dyzet ditë pas lindjes së Zotit Krisht.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Ipapandia- Paraqitja e Zotit Jesu Krisht në Tempull

 

<