/ Jeta Shpirtërore / Vdekja Vazhdim nr 4

Vdekja Vazhdim nr 4

Vdekja Vazhdim nr 4

 

I barabartë dhe i barasvlefshëm është edhe pendimi, kur mungojnë veprat. Kusari i Kryqëzimit nuk dispononte asgjë në favor të tij, përkundrazi rëndohej me “vepra penale”. Papritur shprehja”Kujtomë” i hapi Parajsën! (Lluk. 23:42-43).

    Përballimi pra i vdekjes nga ana e atyre që shpëtohen sjell vulën trefishe të virtyteve të mëdha: Besim të patundur në jetën përtej varrit, dashuri të plotë te Shpëtimtari dhe shpresë të sigurtë se me anë të vdekjes do marshojmë pranë Tij përgjithmonë! Sigurinë e trashëguan nga ideali i tyre, Perëndinjeriu, të Cilin përpiqen Ta imitojnë. Pak para pësimit në “lutjen arkieratike” thoshte: “Unë drejt teje po vij, Atë i shënjtë” (Joani 17:11), ndërsa pikërisht kur po mbyllte jetën e Tij tokësore”tha: ‘Atë, në duart e tua e besoj frymën time’; dhe kur tha këto dha frymë” (Lluk. 23:46). Që nga kjo kohë e në vazhdim shumë simpatizantë të Tij mbyllin jetën e tyre me këto fjalë ose të ngjashme me këto. Për shembull Stefani gjatë ekzekutimit të tij me goditje me gurë u lut: “Zot Jisu, prano frymën time” (Vep. 7:59-60). Dhe përfundimi pra: qëndrimi i secilit ndaj vdekjes është zakonisht pasqyrë e gjendjes së tij shpirtërore. Nëse është i familjarizuar me vdekjen, mirë; por nëse dekurajohet dhe dridhet, frika e tij tregon se nuk është gati për jetën tjetër. Në rregullin e mësipërm kemi dy përjashtime; së pari kemi shumë shenjtorë që për shkak të përulësisë e konsiderojnë veten e tyre jo të plotë, për rrjedhojë të papjekur për fundin; dhe e dyta kemi ata që duke tjetërsuar shpirtin e tyre tek djalli vetëvriten për të shpëtuar nga vështirësitë e jetës. Pra zhgënjehen duke menduar se në këtë rast “vdekja [është] prehje e burrit” (Jobi 3:23); është ferr torturues.

    Me vështirësitë luftojnë edhe të krishterët, por si mendojnë dhe çfarë thonë? “Gjendem pranë fundit të udhëtimit tim dhe nxitoj të shkoj në vendin ku të lodhurit gjejnë prehje dhe ku e keqja s’ka fuqinë të shkaktojë asnjë trazirë. Edhe nëse rruga që zgjodhi Perëndia për të më sjellë në fundin tim është ende e ashpër dhe koha e egër, unë do ta mbaroj jetën time duke thënë ‘Të himnojmë, o Zot”(Daniel Defoe, i vetinternuar atëherë, plak dhe i trishtuar).

    Sido që të jetë puna, ora e vdekjes në shumicën e rasteve është tmerrësisht e frikshme. Në ato çaste shumë të tensionuara njeriu përballon me sytë e tij egërsinë dhe urrejtjen e satanait dhe të “doganave të tij” në sulmin e tyre përfundimtar e të dëshpëruar ndaj shpirtit. D.m.th. shpresëtaria popullore beson se shpirti duke u ngjitur në Qiell, kalon në fillim nga grupet e demonëve, (demonët e inatit, demonët e parëdashjes etj.) që e kërkojnë për të tyren, përderisa ka kryer mëkatet përkatëse. Por nga ana tjetër, engjëjt i qëndrojnë afër duke përmendur pendimin dhe veprat e mira të tij. Agonia shkon në zhenith, atje në kufirin e dy mënyrave të ekzistencës së tij.

    Bëhet e pranueshme në përgjithësi se e Tërëshenjta jonë ka fuqi të madhe dhe mund të ofrojë ndihmë të paçmuar në shpirtin që mundohet dhe vuan “në orën e frikshme të vdekjes” (Lavdia e Pasvargjeve të të Lidhurit të Mishit). Prandaj edhe në çdo Pasdarkë i lutemi “Dhe ji pranë meje gjithnjë… në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e flaktë… dhe në kohë të ikjes sime, duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj” (Pavli, murg i Manastirit të Evergjetidhos, Lutje tek e Tërëshenjta Hyjlindëse).

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Vdekja Vazhdim nr 4