/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Thënie të Shën Isak Sirianit

Thënie të Shën Isak Sirianit

isaakM

 

Dëshiron të gjesh jetën e përjetëshme? Mba këto të dyja: besimin dhe përulësinë!…
Kur qëndron duke u lutur ta quash veten si  milingonë,si  qënie e vogël.
Përkushtoja të gjithë kujdesin Perëndisë dhe lutju me nxehtësi deri sa të ndjesh gëzim brënda vetes!
Ai që ka shumë njohuri  kozmike ,nuk mund të  pranoj dhe të ndiej njohuritë shpirtërore,nëse nuk heq dorë tërësisht nga njohuritë kozmike!…
Nëse ia ngarkon gjithë përkujdesjen tënde Perëndisë që kujdeset edhe për ty,atëherë do shohësh mrekullitë e Perëndisë!….
Hiri Hyjnor vjen tek ai i cili refuzon cdo ndihmë kozmike dhe cdo shpresë njerëzore dhe i përkushtohet Perëndisë!…

 

Përkthyer nga  A. Marini

 

Thënie të Shën Isak Sirianit