/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

Me kalimin e viteve , do të vinë kohë më të vështira. Krishti e dinte se si do të ishin kohët dhe na paralajmëroi paraprakisht, në mënyrë që të përgatiteshim dhe të mos ndjekim të shumtët që ecin drejt humnerës. Detyra jonë është të përpiqemi të jemi vërtet njerëzorë, gati për të mbetur delet e Krishtit edhe në mes të ujqërve.

Zoti na dërgon mes tyre që t’i duam edhe ata, që edhe ata, duke parë jetën dhe besimin tonë, të duan të bëhen delet e Krishtit. Por, në çdo rast, gjëja më e rëndësishme është të mos bëheni ujqër. Ky mendim do të na mbajë fizikisht dhe mendërisht.

 

Patriarku i Serbisë Pavlos (1914-2009)
Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Mësime shpirtërore