/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Sapo të shuhet familja, do të shuhet bota

Sapo të shuhet familja, do të shuhet bota

Sapo të shuhet familja, do të shuhet bota

At Paisio i  Malit te Shenjte

Kur dikur pyeti  at Paision një profesor nëse duhet fëmijët të mbajnë kreshmë, ai dha këtë përgjigje: “Fëmijët e vegjël të mos mbajnë kreshme. Kur uleni në tavolinë për të ngrënë gjatë kreshmës, do t’iu thoni: E shikoni ne si prindër mbajmë kreshmë, ndërsa ju jo. Nuk mbani kreshem  për shkak të zhvillimit”. Një përgjigje e zgjuar dhe e drejtë nga ana pedagogjike. Dhe kjo sepse kur fëmija të rritet do të thotë: Pasi nuk kam më zhvillim, duhet të kreshmoj ashtu si prindërit e mi.

At Paisio besonte shumë në forcën e edukimit familjar. Thoshte: “Një është vlera e jetës, familja. Sapo të shuhet familja do të shuhet bota. Trego dashuri dhe përtej familjes tënde. Nëse je pensionist, dediko pak kohë dhe pak para që të ndihmosh fëmijët e pambrojtur të ndonjë familjeje të pambrojtur. Kur të prishet familja, do të prishet dhe kleri dhe murgjëria dhe të gjitha”.

Në pyetjen se çfarë duhet të bëhet kur prindërit nuk pranojnë edukimin e krishterë të fëmijëve të tyre dha përgjigjen e mëposhtme: “Makina ka frena dhe marshe. Nuk punon vetëm me frenat ose vetëm me marshet. Kjo ndodh dhe me prindërit. Njëri shtyn dhe tjetri frenon, kështu krijohet balanca”.

Me të vërtetë nëse nuk ka balancë të fuqive te kundërta brenda familjes, të gjitha do të rrëzohen ….

Përktheu Th Bambulla

Teolog-Psikopedagog

http://www.foniortodoksonkoritsas.org/

Sapo të shuhet familja, do të shuhet bota