/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime Shpirtërore

Mësime Shpirtërore

Mësime Shpirtërore

 

Njeriu pastrohet nëpërmjet hidhërimeve dhe tundimeve. Është si floriri që futet në furrë për t’u shkrirë dhe për të dalë 24 karat.

Por ne jemi dembelë dhe ankohemi. Të krishterët e vërtetë në këtë botë do të ndiqen me gurë, do të persekutohen dhe do të tundohen.

Përkundrazi, satanai nuk i trazon njerëzit e tij, prandaj shumica e njerëzve që shkojnë me satanin kalojnë shumë më mirë në këtë botë, por në botën tjetër ata i pret ferri.

“Prandaj është më mirë të kalosh një kohë të vështirë këtu dhe një kohë të mirë atje.”

 

At Dhimitër Panagopulos, predikues
Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Mësime Shpirtërore