/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jeta e Shen Serafimit të Sarof

Jeta e Shen Serafimit të Sarof

 

 Jeta e Shen Serafimit të Sarof

 

Shën Serafimi lindi ne Kurks te Rusise ne vitin 1759.
U pagezua me emrin Prohor.
Prinderit e tij Isidori dhe Agathi,megjithese ishin te pasur,ishin njerez te devotshem.
I ati vdiq kur Prohori ishte ne moshen 4 vjecare.Nena e tij me fjalë dhe me vepra ,ishte per te një mesuese shpirtërore .
Që i vogël shenjtori tergon se kishte një shpirt te pasur me virtyte.Kur ishte 10 vjec, u semur shumë  rende saqe ishte mese e sigurt vdekja e tij .Vete e Tereshenjta iu shfaq dhe i premtoi se da ta sheronte.Dhe vertete,pas disa ditesh kur ne lagjen e tij behej litania e Ikones cudiberese e se Tërëshenjtës ,nena e tij e morri ne krahe dhe e nxorri ti falej Ikones. Jeta e shen Serafimit të SarofMenjehere shenjtori u be mire. Që atëherë lavderonte vazhdimisht  Tërëshenjtën.

Ne moshen 19 vjecare Prohori pershendet nenen e tij te dashur dhe niset per ne manastir ne shkretetiren e Sarof.Igumeni Pahom, duke dalluar thirrjen e tij murgjerore e pranoi  me dashuri ne rradhet e murgjeve ne prove.Me 13 Gusht të vitit 1786 dorrezohet murg dhe merr emrin Serafim.Ne Tetor të te njejtit vit dorrezohet dhjak.Per shtate vjet rresht,deri ne dorrezimin e tij ne prift, sherben me dashuri Perendie te dyfishte.
Ne vitin 1793 pasi kish mbushur moshen 34 vjec,dhe pasi u dorrezua prift,me 2 Dhjetor u vendos perfundimisht ne shkretetire duke dyfishuar keshtu perpjekjet e tij shpirtërore .
Ne Maj te vitit 1810, pas 15 vjetesh ne shkretetire kthehet ne manastir dhe jeton atje deri ne fund te jetës se tij.

Ne 1 Janar 1833 shenjti morri pjese per herë te fundit ne Meshen Hyjnore e cila u mbajt ne kishën e spitalit .Diten e neserme,date 2 Janar ,at Pavli duke dale nga qelia e tij ndjen ere tymi e cila dilte nga qelia e shenjtorit.Se bashku me murgj te tjere hapin me force deren e qelise dhe gjëjne shenjtin te gjunjezuar perpara Ikones se Hyjlindeses .Kishte dorrezuar shpirtin e tij te shenjte ne duar te Perëndisë .Fytyra e tij ishte e shndriteshme nga shkelqimi i shenjterimit.
imageNe vitin 1920 manastiri i tij u mbyll nga regjimi komunist, te cilet e cuan lipsanin e tij ne  vend te panjohur.
Rastesisht punetoret e Muzeut”Feja dhe Ateizmi” zbuluan tek sektori i tapeteve-qilimave nje kuti te mbledhur me pelhura.Brenda ndodhej lipsani i Shenjorit.
Shën Serafimi është quajtur mbrojtes dhe sherues i te semureve.
Kujtimi i tij kremtohet me 2Janar.

 

Fragment nga libri SHEN SERAflMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSË»

 

 

 

 

Jeta e shen Serafimit të Sarof