/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Vegimi i Hyjlindëses

Vegimi i Hyjlindëses

 Vegimi i Hyjlindëses

Një vit e tre muaj para se  ndërronte jetë  29 mars1831 oshënari u  i denjë  vizitohet nga Hyjlindësja.

– Dy ditë para – tregon motra Efpraksi e Divejevos – më porositi të shkoj ta vizitoj.

Kur shkova më tha:

– E Tërëshenjta do të na bëjë vizitë.

Përkula kokën, më mbuloi me rason e tij dhe më lexoi diçka nga një libër. Pastaj më ngriti dhe më tha:

– Mbahu tek unë dhe mos u frikso.

U dëgjua papritmas një gjëmim që i ngjan zhurmës që bën era në pyje. Dera u hap vetvetiu dhe brenda u derdh një dritë më e shndriteshme se ajo e diellit e shoqëruar me një aromë më të këndshme se temjami. Ati  i gjunjëzuar i ngriti duart lart në pozicion lutjeje ndërsa unë dridhesha. Për një çast Stareci u ngrit dhe më tha:

– Bija ime mos u frikëso. Nuk bëhet fjalë për diçka demoniake. Mëshira e Perëndisë na dhuron të shohim Hyjlindësen. Pa shiko, zonja jonë e Tërëshenjtë dhe e kulluar, e Përmbishenjta Hyjlindëse po vjeh pranë nesh.

Dy engjëj të cilët po ecnin pranë mbanin në duar dy degë njeri në të djathtë e tjetri në të majtë. Flokët e tyre, si fletë argjëndi të kulluar, u binin mbi supe. Pastaj e pasonin Shën Joan Pagezori dhe Shën Joan Theologu të veshur me qitona të bardha e të shndritëshme.

Hyjlindësja e Përmbishenjtë hyri në qeli e shoqëruar nga dymbëdhjetë Virgjëresha. Kishte veshur një shami siç pikturohet tek ikona “Gëzimi i gjithë të pikëlluarve”.

Veshja e saj e shndritëshme ishte shumë e bukur saqë nuk gjej fjalë për ta përshkruar.Kopsitej deri poshtë qafës me një togëz shumë të bukur dhe të rrumbullakët.

Poshtë mandilit kishte një fustan jeshil të lidhur në mes me një rrip. Gjithashtu vishte dhe një petrahil dhe doreza të cilat ishin stolisur të gjitha me kryqe. E Tërëshenjta ua kalonte të gjitha virgjëreshave në shtat. Stema të cilën mbante në kokë ishte e stolisur me kryqe dhe ishte shumë e ndritëshme saqë për syrin njerëzor ishte e pamundur ta shihte për një kohë të gjatë. Flokët i binin në supe, të gjatë e të derdhur dhe ishin më të gjatë dhe me të bukur sesa të engjëjve.Virgjëreshat, të cilat e ndiqnin njëra përkrah tjetrës, mbanin një stemë të ngjashme por ndryshonin nga shtati, bukuria, ngjyra e flokëve dhe lloji i veshjes. Të gjitha shquheshin nga një bukuri e rrallë dhe kur hynë brenda disa prej tyre qëndruan rrotull nesh.

Mbretëresha qëndronte në mes të qelisë që shkëlqente me një dritë më të ndritëshme dhe më të shkëlqyer se ajo e diellit. Zonja mu afrua, më preku lehtaz me dorë dhe më tha me dashamirësi:

– Motër çohu! Mos kij frikë! Bashkë më mua kanë ardhur edhe virgjëresha te tjera si ty.

– Nuk e kuptova si u ngrita në këmbë.

Mbretëresha qiellore tha përsëri:

– Mos u frikëso! Erdhëm t’ju vizitojmë.

At Serafimi po fliste në këmbë dhe ajo i fliste me aq natyrshmëri saqë dukej sikur fliste me njeri të afërt të familjes. E pushtuar nga një gëzim i madh pyeta Starecin:

– Ku jemi? Cilët janë këta?

Mendova për një çast se nuk isha më në këtë botë por Hyjlindësja më tha:

– Afrohu dhe fol vetë me virgjëreshat.

Kur u afrova pranë  pashë Shën Varvarën dhe Shën Ekaterinën dëshmoret e mëdha, kurse në rradhë të dytë Theklën dhe Marinën. Në rradhën e tretë ishte Shën Irini dhe Shën Efpraksia,në të katërtën dëshmoret Shën Pelagjia dhe Dorothea.

Në fund ishin Shën Makrina dhe dëshmorja Justina dhe Shën Juliania me Avisën. U afrova dhe i pashë të gjitha me rradhë. Ato më thonin secila emrin dhe më tregonin jetën e tyre ashtu siç shkruan në sinaksaret dhe martirizimin e tyre për hir të Krishtit. Pastaj më thanë:

– Perëndia këtë lavdi na e fali me çmimin e martirizimit dhe jo falas. Edhe ti do të ndjekësh të njëjtën rrugë dhe do të martirizohesh.

Hyjlindësja e Përmbishenjtë i tha shumë gjëra at Serafimit. Nuk munda të dëgjoja asgjë edhe pse merrja pjesë në vegim. Dëgjova vetem këto fjalë.

– Mos i braktis virgjëreshat e mia të Divejevos.

– O Zonjë! – u përgjigj Stareci -i kam grumbulluar të gjitha, por është mjaft e vështirë ti drejtoj i vetëm.

– Unë do të të ndihmoj në gjithçka. Do t’ju mësosh se çfarë është bindja. Në qoftë se do të bëjnë bindje ato do të jenë pranë teje dhe meje, perndryshe do të humbasin gjithë shpërblimin e tyre dhe nuk do të jenë kaq të dashura si këto virgjëresha per mua, nuk do të shijojnë asnjë vend të tillë e as nuk do të marrin kurorën. Ai i cili do ti fyej do te pësojë keq dhe të gjithë ata qe do ti ndihmojnë do të gjejnë mëshirë pranë Zotit.

Pastaj e Tërëshenjta e kthye nga unë:

– Shiko me kujdes këto virgjëresha dhe kurorat që ato mbajnë. Disa prej tyre lanë pas pasuri të mëdha dhe mbretëri tokësore për të fituar Mbretërinë e Qiejve.

Ato patën një dashuri të vërtetë për Zotin, e privuan veten  dhe e zgjodhën varfërinë prandaj u lavdëruan me një lavdi e një  nder shumë të madh. Martiret e sotme vuajnë në të njëjtënj mënyrë si ato të kohërave të shkuara vetëm se ato i duruan  torturat qe i bënin në mënyrë që i panë edhe të tjerët. Kurse  të rejat po durojnë sot në fshehtësi duke patur trishtim në zemër dhe shpërblimi që do të kenë do të jetë i njëjtë. Hyjlindësja e bekoi përsëri at Serafimin dhe i tha:

 – Shumë shpejt do të jesh pranë nesh.

Stareci pastaj u përshëndet me të gjithë shenjtorët:

 Shën Joan Pagëzori me Shën Joan Theologun e bekuan, kurse virgjëreshat i dhanë dorën.

Një person u drejtua nga unë dhe më tha:

– U bëre e denjë të shohësh këtë vegim në saj të lutjes së at Serafimit, at Markut, at Llazarit dhe at Pakomit.

Përnjëherë gjithshka u zhduk dhe humbi. Vegimi kishte zgjatur më shumë se një orë.

– A e pe motër se çfarë hir na dha të shijojmë ne të përulurve Zoti? Eshtë hera e dymbëdhjetë që bëhem i denjë të shoh një vegim të tillë. Sot Zoti të bëri te denjë edhe ty të shohësh një vegim si ky. Sa gëzim të madh shijuam! Shpresën dhe gëzimin tonë duhet ta kemi të patundur, duhet ta mundësh djallin me këto virtyte dhe të jetosh në dlirësi. Zoti do të të ndihmojë në të gjitha. Të lutësh ndihmën e Tij, të Hyjlindëses, të shenjtorëve dhe të më kujtosh edhe mua të përulurin.

Në lutjen tënde pyete Zotin sesi do të jetë ora e vdekjes, si do ti afrohem gjyqit të madh.Pyete Atë sesi do të shfajësohesh për veprat e tua dhe lutu Mbretëreshës së Qiejve të të ndihmojë.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

 
Vegimi i Hyjlindëses