/ Shenjtorë dhe Etër / Përulësia

Përulësia

Përulësia

 

Një nga shenjtorët  më të mëdhej të Kishës sonë është edhe Shën Nifoni, Patriark i Konstandinopojës, çudibërës. Shën Nifoni, pasi qëndroi 4 vjet (1311-1315 pas Krishtit) Patriark dha dorëheqjen e tij dhe iku fshehurazi në Malin e Shenjtë. 

Atje e prezantoi vetveten si një fshatar i thjeshtë, në manastirin e Shën Dionisit dhe kërkoi që ta marrin për provë!… Ai hiqej sikur nuk dinte asgjë kishtare! Igumeni i dha atij për detyrë që të kujdesej për mushkat e manastirit. Kështu Shën Nifoni filloi të kujdesej për mushkat e manastirit por një ditë ndërsa kthehej në manastir me mushkat e ngarkuara, Shpirti i Shenjtë shfaqi tek igumeni të vërtetën. I tha atij:

– Po vjen Patriarku! Nxitoni ta prisni siç e meriton për virtytet e tij. 

Ranë në mënyrë panigjirike këmbanat dhe igumeni së bashku me murgjërit e tjerë, me Kryqin dhe Ungjillin e Shenjtë, dolën të prisnin Patriarkun dhe ja tek panë të vijë kujdestari i mushkave!… por Shpirti i Shenjtë u kishte shfaqur atyre të vërtetën dhe Shën Nifoni u detyrua të pohonte se ishte Patriarku dhe se këtë e fshihte për të jetuar me përulësi, jo i shërbyer nga të tjerët por duke u shërbyer të tjerëve. Patriakuku i shenjtë Nifon ishte shumë i përulur por aq sa ai e fshihte virtytin e tij aq më shumë e çmonte Perëndia atë. Pra e bëri shenjt dhe çudibërës dhe kujtimi i tij festohet në 11 shtator.

 

Marrë nga libri :”Histori të ndryshme shpirtërore “

 

Përulësia