/ Ungjilli i të djelës / I pasuri dhe Llazari

I pasuri dhe Llazari

I pasuri dhe Llazari

20 Ishte dhe një i varfër që e kishte emrin Llazar, i cili dergjej pranë portës së atij plot me plagë,
21 edhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e të pasurit; por edhe qentë vinin e lëpinin plagët e tij.
22 Edhe ndodhi që i varfëri vdiq dhe u pru nga engjëjt në gjirin e Abrahamit. Dhe vdiq edhe i pasuri dhe u varros.
23 Edhe në had, ku ishte në mundime, ngriti sytë e tij e sheh Abrahamin së largu, edhe Llazarin në gjirin e atij.
24 Edhe ai thërriti e tha: O atë Abraham, përdëllemë, dhe dërgo Llazarin, që të lyejë majën e gishtit të tij në ujë, edhe të më ftohë gjuhën; sepse po mundohem në këtë flakë.
25 Po Abrahami i tha: O djalë, kujtohu, se ti i more gjithë të mirat e tua në jetën tënde, edhe Llazari gjithashtu të këqijat; po tani ky ngushëllohet këtu, ndërsa ti mundohesh.
26 Edhe mbi të gjitha këto, në mes nesh e jush është vendosur një hendek i madh, që kështu ata që duan të shkojnë së këtejmi tek ju, të mos mundin, as të andejmit të kalojnë tek ne.
27 Edhe ai tha: Të lutem pra, o atë, ta dërgosh atë në shtëpinë e tim eti,
28 sepse kam pesë vëllezër; që të japë dëshmi ndër ata, që të mos vijnë edhe ata në këtë vend të mundimit.
29 Abrahami i thotë: Kanë Moisiun dhe profetët; le të dëgjojnë ata.
30 Edhe ai tha: Jo, o atë Abraham; por në shkoftë ndonjë nga të vdekurit tek ata, do të pendohen.
31 Edhe ai i tha: Në qoftë se nuk dëgjojnë Moisiun dhe profetët, as në u ngjalltë ndonjë nga të vdekurit, s’kanë për t’u bindur

 

Marrë nga: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë