/ Jeta Liturgjike / Dhurata të panumëruara!

Dhurata të panumëruara!

Dhurata të panumëruara!

 

“Është nevojë e vazhdueshme të kungohesh me Trupin dhe Gjakun e Krishtit” plotëson teologu i shkëlqyer i shekullit të 14-të,Shën Nikolla Kavasila,”që të ruhet e shkëlqyer jeta jonë shpirtërore”.Buka e jetës na bën gjymtyrë të Krishtit.

Me këtë bashkim,nga të vdekshëm bëhemi të pavdekshëm,nga të pamend bëhemi të mençur,nga shërbëtorë të mëkatit bëhemi të drejtë dhe fëmijë të Perëndisë.

Buka e jetës,Trupi i Krishtit që kungojmë këtu dhe do të marrim si ushqim të përjetshëm në orën e daljes nga kjo botë,i njëjti Trup,i lavdëruar dhe i paprishur do të shfaqet ditën në Ardhjes së Dytë mbi re.

Atëherë do të shfaqet Zoti i lavdëruar dhe do të marrë me vete ata që u bënë gjymtyrë të Tij,nëpërmjet kungimit të Trupit dhe të Gjakut të Tij”.

 

Marrë nga libri: “Buka e jetës”

Manastiri i Hershëm i Paraklitit (Ngushëllimtarit)

Oropos-Atikë,Greqi

 

 

Dhurata të panumëruara!

</