/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Dashuria

Dashuria

Dashuria

 

Në folça gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, e të mos kem dashuri, jam sibakër që kumbon, a si çembal që tringëllon. 2 Edhe në paça profeci, edhe të di gjithë fshehtësitë edhe çdo dituri, edhe në paça gjithë besën sa të tund nga vendi male, e dashuri të mos kem, s’jam asgjë. 3 Edhe në ndafsha gjithë gjënë time për të ushqyer të vobektët, edhe në dhënça trupin tim që të digjet, e dashuri të mos kem, s’më bën as fare dobi.

4 Dashuria është zemërgjerë edhe bën të mira; dashuria s’ka smirë; dashuria nuk kërkon të duket, nuk mbahet me të madh, 5 nuk sillet vrazhdë, nuk kërkon të sajat, nuk zemërohet, nuk mendon të ligën; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet për të vërtetën. 7 Të gjitha i mban, të gjitha i beson, të gjitha i shpreson, të gjitha i duron.

8 Dashuria kurrë nuk bie poshtë. Po të tjerat, qofshin profeci, do të mbarojnë; qofshin gjuhë, do të pushojnë; qoftë dituri, do të humbasë. 9 Sepse ne pjesërisht njohim, edhe pjesërisht profetizojmë. 10 Po kur të vijë e plota, atëherë ajo që është e pjesshme do të mbarojë.

11 Kur isha foshnjë, si foshnjë flisja, si foshnjë kuptoja, si foshnjë mendohesha; po kur u bëra burrë, i hodha tej punët e fëmijës, 12 sepse tani shohim në të errët si në pasqyrë, po atëherë do të shohim faqe për faqe; tani njoh pjesërisht, po atëherë do të njoh sikurse edhe u njoha.

13 Edhe tani mbetet besimi, shpresa, dashuria, këto të tria; po më e madhja nga këto është dashuria.

Letra drejtuar Korinthianëve .13:1-13

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Dashuria

</