/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jetëndërrimi i Apostullit e Ungjillorit Joan Teologut

Jetëndërrimi i Apostullit e Ungjillorit Joan Teologut

Jetëndërrimi i Apostullit e Ungjillorit Joan Teologut

 

Shën Joan Teologu ishte djali i Zevedheut dhe i Salomit,dhe vëllai më i vogël i Apostullit  Jakov.Ishte një nga dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit dhe pikërisht nxënësi më i dashur i Zotit Jesu Krisht.Nxënësi, të cilit Zoti ynë i besoi nënën e tij kur ishte mbi kryq,që të kujdesej për të.Shën Joan Teologu është Ungjillori i dashurisë,jo vetëm për faktin se gjithmon këshillonte të kemi dashuri,por mbi të gjitha e tregoi dashurinë me veprat dhe me jetën e tij.
” Të doni njëri-tjetrin”, u thosh vazhdimisht nxënësve të tij.Dhe kur  ata e pyetën:”-Përse na e thekson vazhdimisht këtë ? “,ungjillori i përgjigjet :”sepse është porosi e Zotit tonë Jesu Krisht”.  E donte shumë mësuesin e tij dhe e ndoqi pas atë edhe në momentet më të vështira të jetës Tij.Ishte i pranishëm  kur e arrestuan,kur e gjykuan por edhe kur e kryqëzuan në Golgotha.Qëndronte poshtë Kryqit të Zotit bashkë me nënën e Tërëshenjtë.
Ungjillori Joan bashkë me Apostull Petron dhe të vëllain e tij Apostull Jakovin ishin tre nxënësit që morrën pjesë në ngjalljen e vajzës së vogël nga Jesu Krishti.Ishin bashkë me të në Malin Tabor,gjatë  Metamorfozës së Shpëtimtarit,gjithashtu edhe në Gjestimani,kur Jesui lutej në mal para se ta arretsonin.
Shën Joan Teologu shkruajti  ungjillin e katërt (sipas radhës) të  Dhjatës së Re,tre Letra të Përgjithshme dhe Zbulesën. Shën Joan Teologu vazhdoi veprimtarinë e tij edhe pas Ngjitjes së Zotit në qiell.Bashkë me Apostull Pjetrin ishin të parët që predikuan pas zbritjes  së Shpirtit të Shenjtë fjalën e Zotit në mbarë botën.
Në vitet e perandorit Dhometianos,u arrestua dhe pas shumë torturash e internuan në ishullin Patmo të Greqisë,ku shkruajti dhe Zbulesën (Apokalipsin).Fjeti në paqe rreth vitit 105-106 pas Krishtit në Efeso.Ungjillori,me anë të ndricimit Hyjnor parashikoi vdekjen e tij dhe kërkoi nga nxënësit t’i hapnin një varr në vendin që u tregoi,jashtë Efesos.Menjëherë pas hapjes së varrit,hyri brënda në të dhe fjeti  në paqe.
Disa ditë pas vdekjes  nxënësit e tij bashkë me shumë të krishterë shkuan te varri por për cudi trupi i tij nuk ndodhej atje.Varri i Ungjillorit u bë një vend mrekullish për popullin.Cdo vit në atë datë varri gjendej i mbuluar me një lloj hiri,të cilin të krishterët e quajtën “Manë”.Shumë të sëmurë lyheshin me këtë hi dhe gjenin menjëherë shërim.Në shenjë nderimi dhe kujtimi të Apostullit dhe Ungjillorit të Shenjtë Joan Teologut, etërit e Shenjtë të Kishës caktuan këtë ditë (26 Shtator) ditë kreshme.

Kisha jonë kremton Jetëndërimin e Ungjillorit Joan në 26 Shtator.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Jetëndërrimi i Apostullit e Ungjillorit Joan Teologut