Thënie të Shën Paisios
“Kush merr pjesë në dhimbjen e tjetrit dhe i thotë fjalë ngushëlluese,kjo është si një urim që shumë herë plotësohet”
“Ata të cilët vrasin veten janë shumë egoistë.Ia errëson mëndjen i ligu,nuk dinë si të veprojnë dhe i drejton drejt vetvrasjes.Por kur ka përulësi,akoma dhe kur këta persona kanë qënë temë e një skandali,nuk e vrasin veten”.
“Sa u shenjtëruan,nuk kishin të gjithë etër të Shenjtë që i drejtonin,por kishin mendime të Shenjta”.
“Lutja është si pritësja e rrufesë, që tërheq pranë vetes rrufetë.Lutja zbut zemërimin e Perëndisë.Detyra e murgut është të lutet për veten dhe për të tjerët”.
“Përulësi ka ai njeri i cili çfarë të mire bën e harron menjëherë dhe çfarë të mire i bëjnë,sado e vogël të jetë,e quan të madhe dhe është mirënjohës”.
“Që të fitojmë shenjtërim nuk varet nga vitet por nga mirësia dhe përpjekjet tona të përulura.Mirësia përmban përulësi,madhështi,sakrificë”.
“Kur mbyllim sytë e trupit dhe hapim sytë e shpirtit,do shohim gjëra që do na cudisin.Në jetën tjetër do shohim shumë supriza”.
Përkthyer nga A. Marini