Ç’kuptojmë me liri të krishtere?
Kuptimin e lirisë së krishtere na e zbulon Apostull Pavli kur u shkruan të krishterëve të Romës:” Në të kaluarën ishit shërbëtorë të mëkatit,por tani e pranuat me zemër (Ungjillin) dhe ia nënshtruat gjithë qënien tuaj së vërtetë që mësuat.Pra, jeni të lirë nga barra e mëkatit dhe i shërbeni së mirës dhe së drejtës”.(Rom.6:17-18).
Si rrjedhim,liria e krishtere është fuqia që i jep Krishti njeriut me qëllim që njeriu të bëj të mirën e t’i largohet të keqes:”Nëse ju liron pra Biri,me të vërtetë do të jeni të lirë” (Jn.8:36).
I krishteri besimtar e fiton lirinë gradualisht,me ushtrimin shpirtëror dhe me luftën sistematike kundër ligjit të mëkatit,i cili e skllavëron dhe e sundon ekzistencën njerëzore pas rënies.
Lufta për lirinë e brendshme është e gjatë sa jeta.Zgjat derisa të shfuqizohet në shpirtin e njeriut lloji i mëkatit dhe të mbizotërojë “hiri me drejtësinë që drejton për në jetën e përjetshme nëpërmjet Jesu Krishtit,Zotit tonë” (Rom.5:21).
Marrë nga libri “Përgjigje pyetjeve të të krishterëve”
Manastiri i hershëm i Paraklitit -Ngushëllimtarit
Oropos Atiki Greqi