/ Familja Ortodokse / MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË-Motra Magdalen

MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË-Motra Magdalen

MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË-Motra Magdalen

 

Një ati shpirtëror iu bë një pyetje nga një i martuar: “Si mundem unë, duke jetuar në botë, të banoj në prani të Perëndisë?” Ati iu përgjigj: “Bëj çdo gjë si një person që bashkëpunon në punën e Perëndisë”. Të jesh një bashkëpunëtor i Perëndisë në detyrën e martesës dhe në rritjen e fëmijëve në mënyrë të krishterë, është një rol i madh dhe i shenjtë.

Jeta e krishterë është jeta sipas ikonës së Perëndisë në tre Persona – jeta bashkë me të tjerët. Shumë rrallë dikush mund të jetojë në vetmi të plotë ose të thirret nga Perëndia në shkretëtirë; atëherë ai është i detyruar të jetojë i vetmuar. Për shumicën e të krishterëve, jetë e krishterë do të thotë jetë në mes të komunitetit, shoqëror apo murgëror. – Edhe vetë eremitëve i duhen dekada të jetojnë në një komunitet para se të jetojnë në vetmi. Ashtu si Shën Siluani shprehet: “Vëllai im është jeta ime”. Një person i martuar mund të thotë – dhe kjo është mënyra e vetme korrekte teologjike për të jetuar – “Gruaja ime (ose burri im) dhe fëmijët e mi janë jeta ime”. Ata janë përbërja e jetës sime; të jetuarit me ta më bën të mësoj Krishtin – si dashuri. Kriteri i shëndetit tim shpirtëror është ky: cili është stadi i marrëdhënieve midis meje dhe atyre që unë jetoj? Nuk ka asnjë kriter tjetër më të madh. Jeta familjare është njësia matëse e progresit të krishterë për ata që jetojnë në botë.

 

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

MARTESA DHE FAMILJA E KRISHTERË-Motra Magdalen