/ Jeta Shpirtërore / Ruajtja e paqes

Ruajtja e paqes

Ruajtja e paqes 

Të përpiqesh në çdo mënyrë të ruash paqen e shpirtit dhe të mos turbullohesh nga ngacmimet e të tjerëve.

Do t’ja dalësh mbanë të bësh këtë gjë në qoftë se përmbahesh me çfarëdo lloj mënyre nga zemërimi dhe nëse e rrethon me përkorësi mendjen dhe zemrën nuk e le të ndjejë rrahje të pahijëshme.

Ngacmimet e të tjerëve le t’i pranojmë pa u trubulluar sikur të mos na drejtohen ne. Një sjellje e tillë në shpirtin tonë mund të sjellë qetësi dhe mund ta bëjë banesë të Perëndisë.

Shembuj të tillë qëndrimi shohim në jetën e oshënar Grigor cudibërësit.

Një prostitutë i kërkoi shenjtorit një shumë të hollash si shpërblim, sikur ai në të vërtetë të kishte kryer me të mëkatin.

Ai nuk u trubullua aspak nga kjo gjë por i kërkoi mikut të tij ti jepte asaj aq të holla sa kërkoi. Gruaja, sapo mori shpërblimin, u demonizua. Por shenjti  u lut dhe gruaja u çlirua nga demoni.

Në qoftë se nuk është e mundur të përmbahemi, të paktën duhet të përmbajmë gjuhën siç thotë psalmi:”U turbullova por nuk fola”49.

Shembuj të shumtë të të mos zemëruarit shohim në jetën e Shën Spiridhonit Trimitundës dhe në jetën e Shën Efrem Sirianit.

I pari duroi një ngacmim të madh kur shkoi në pallatin e mbretit i ftuar nga ky vetë. Një shërbëtor i cili e mori për një lypës nuk e la të kalonte në hyrje, madje e talli dhe e goditi.Shenjtori atëherë duke zbatuar porosinë e Zotit i kthehu edhe anen tjetër.

Një herë kur Shën Efremi po kreshmonte në shkretëtirë rastisi që një nxënësi të tij që po i sillte ushqim për të ngrënë, i shpëtoi ena nga duart dhe u thye.

Kur e pa të pikëlluar Shën Efremi i tha: “Mos u pikëllo vëlla. Në qoftë se ushqimi nuk do të vijë tek ne, atëherë do të shkojinë ne tek ai”.

Shkoi pra tek vendi ku ishte thyer ena, mblodhi ushqimin dhe e hëngri.

Shenjtori me të vërtetë e kishte mposhtur plotësisht pasionin e të zemëruarit.

Gjithashtu edhe nga jeta e Paisit të Madh mësojmë se si ‘i shmangemi këtij pasioni.

Zoti iu shfaq njëherë shenjtorit dhe ky i kërkoi që të lirohej nga ai pasion.

– Në qoftë se do të fitosh mbi inatin dhe zemërimin, atëhere mos dëshiro asgjë, mos urre dhe mos nënvleftëso njeri, – i tha Krishti. Për të ruajtur paqen shpirtërore duhet ta largosh zemërimin dhe të përpiqesh të jesh i gëzuar sipas fjalës së Siriakut të urtë që na thotë: “Shumë vetë i shkatërroi dëshpërimi dhe asnjë nuk ka dobi nga ai”50.

Në qoftë se dëshiron që të ruash paqen shpirtërore duhet që ti shmangesh me çdo mënyrë gjykimit të të tjerëve.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Ruajtja e paqes