/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Apostulli Hebr.7:13-20

Apostulli Hebr.7:13-20

Apostulli Hebr.7:13-20

 

Hebr.7:13-20

Premtimi i pakthyeshëm i Perëndisë

13 Sepse Perëndia, kur i premtoi Abrahamit pasi s’kishte asnjë më të madh, mbi të cilin të betohej, 
 u betua mbi veten e tij,
14 duke thënë: “Vërtet duke bekuar do të të bekoj, edhe duke shumuar do të të shumoj”.
15 Edhe kështu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.
16 Sepse njerëzit betohen mbi më të madhin, edhe për ata betimi për të vërtetuar është fundi i çdo kundërshtimi.
17 Kështu Perëndia, duke dashur t’u tregojë më tepër trashëgimtarëve të premtimit pakthyeshmërinë e vullnetit të tij, vuri ndërmjetës betimin,
18 që me anë dy gjërash të pakthyeshme, në të cilat është e pamundur të gënjejë Perëndia, të mund të kemi ngushëllim të fortë, ne që kemi kërkuar një strehë, të mbajmë fort shpresën që kemi përpara,
19 të cilën e kemi si spirancë të shpirtit të sigurt e të vërtetë, edhe që hyn në të brendshmen e kurtinës;
20 atje ku një pararendës hyri për ne, Jisui, duke u bërë kryeprift në përjetësi sipas urdhërit të Melkisedekut.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë