/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Sjellja e drejtë me njerëzit

Sjellja e drejtë me njerëzit

Sjellja e drejtë me njerëzit

 

Në qoftë se mundesh ta ndihmosh,mos ia  moho ndihmën tënde atij që ka nevojë për të.Dhe po të kesh mundësi  ta ndihmosh menjëherë,mos i thuaj të vijë nesër.Mos harto plane të këqija kundër të afërmit që jeton pranë teje dhe të beson.Mos u grind pa arsye me njeriun që nuk të ka bërë asgjë.Njeriut të vrazhdë mos ia ki zili sukseset e tij dhe mos ndiq shëmbullin e tij.Zoti e urren njeriun që i ka kthyer shpinën,por njeriun që e dëgjon e mban pranë.Mbi shtëpinë e keqbërësve rëndon mallkimi i Zotit.Bekimi i Tij bie mbi shtëpinë e atij që ia mban besën.Ata që tallen me Të me vrazhdësi,Ai i trajton me përbuzje.Mbi të përulurit bie dashuria e Tij.Kush është i urtë fiton nder,por budallenjtë që nuk pranojnë të përmirësohen korrin vetëm turp.

 

Fragment nga libri “Fjalë të urta” (3:27-35)
Dhjata e Vjetër

 

Sjellja e drejtë me njerëzit

<