Menu
Menu
AniviaWP
    • social
    • social
    • social
    • social
    • social
  • magnifier
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Kategori
    • Shenjtore dhe Etër
      • Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh
      • Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit
      • Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër
    • Predikime-Katekizma- Artikuj
    • Misteret e kishës Ortodokse
    • Jeta Liturgjike
    • Jeta Shpirtërore
    • Jeta Shpirtërore- Lutja
    • Familja Ortodokse
    • Material Audiovizual
    • Problematika Moderne
    • Lajme
  • Gjuhet e tjera
    • Greqisht
    • Anglisht
    • Gjermanisht
    • Rumanisht
    • Arabisht
    • Armenisht
    • Slovakisht
    • Turqinsht
  • Harta e faqes të internetit
  • Albanian
/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Lindja e Shën Joan Pagëzorit!
<--Back

Lindja e Shën Joan Pagëzorit!

Ungjilli i të djelës

 

 
Llk.1:1-25,57-68,76,80
 
1Pasi shumë veta u përpoqën të hartojnë një tregim për ato punë, që janë vërtetuar plotësisht ndër ne, 2siç na i kanë lënë ata, të cilët që në fillim i panë me sy dhe u bënë shërbëtorë të fjalës, 3m’u duk e udhës edhe mua, që u kam rënë prapa të gjithave që në fillim hollë-hollë, të t’i shkruaj me radhë, o fort i pushtetshëm Teofil, 4që të njohësh vërtetësinë e atyre fjalëve që mësove.
5Në ditët e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift, me emrin Zaharia, prej rendit të Abiait; edhe gruaja e tij ishte prej të bijave të Aaronit, edhe emri i saj ishte Elisabeta. 6Edhe që të dy ishin të drejtë përpara Perëndisë, duke ecur pa të metë në gjithë porositë dhe urdhërimet e Zotit.7Edhe ata s’kishin fëmijë, sepse Elisabeta ishte shterpë, edhe të dy ishin të shkuar në ditët e tyre.
8Edhe ndërsa ai ishte duke bërë punët e priftërisë përpara Perëndisë sipas radhës së shërbesës së tij priftërore, 9sipas zakonit të priftërisë, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit e të temjanisë. 10Edhe gjithë turma e popullit ishte duke u lutur përjashta në kohën e temjanisjes.
11Edhe iu shfaq atij një engjëll i Zotit duke ndenjur në të djathtë të altarit të temjanit. 12Edhe Zaharia kur e pa, u drodh dhe frikë ra mbi të. 13Po engjëlli i tha: Mos u frikëso, Zahari, sepse lutja jote u dëgjua, edhe gruaja jote, Elisabeta, do të lindë djalë, dhe do ta quash emrin e tij Joan. 14Edhe ti do të kesh gëzim e ngazëllim; edhe shumë njerëz do të gëzohen për lindjen e tij. 15Sepse do të jetë i madh përpara Zotit, edhe verë e pije dehëse nuk do të pijë, edhe me Frymë të Shenjtë do të mbushet që nga barku i së ëmës. 16Edhe shumë nga të bijtë e Izraelit ka për t’i kthyer në Zotin Perëndinë e tyre. 17Edhe ai do të vijë përpara atij me frymë e me fuqi të Ilias, për të kthyer zemrat e etërve mbi bijtë, edhe të pabindurit në urtësinë e të drejtëve, për t’i bërë gati Zotit një popull të përgatitur.
18Edhe Zaharia i tha engjëllit: Si ta marr vesh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime e vjetër në ditët e saj. 19Edhe engjëlli u përgjigj e i tha: Unë jam Gabrieli që rri përpara Perëndisë; edhe u dërgova që të të flas ty, edhe të të jap lajmin e mirë për këto. 20Edhe ja tek do të jesh pa gojë e nuk do të mundësh të flasësh deri në atë ditë që do të bëhen këto; sepse nuk u besove fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre.
21Edhe populli po priste Zaharinë, edhe çuditeshin për vonesën e tij në tempull. 22Edhe kur doli, nuk mundej t’u fliste atyre; edhe e kuptuan se kishte parë fanitje në tempull; edhe ai u bënte me shenja, edhe mbeti i pagojë.
23Edhe si u mbushën ditët e shërbesës së tij, shkoi në shtëpinë e vet. 24Edhe pas këtyre ditëve Elisabeta, gruaja e tij, u mbars; edhe e fshihte veten pesë muaj, 25duke thënë se kështu bëri Zoti për mua në ditët që më hodhi sytë e tij, që të heqë përgojimin tim në mes njerëzve.
 
57Edhe Elisabetës iu mbush koha për të lindur; edhe lindi djalë. 58Edhe fqinjët e farefisi i saj dëgjuan se Zoti madhëroi përdëllimin e tij tek ajo; edhe gëzoheshin bashkë me të.
59Edhe në të tetën ditë erdhën që të rrethpresin fëmijën, edhe e quanin Zahari, në emrin e të atit. 60Po e ëma u përgjigj e tha: Jo, por do të quhet Joan. 61Edhe i thanë asaj se s’ka ndonjë në fisin tënd që të quhet me këtë emër. 62Edhe i bënin me shenja të atit të tij, ç’emër donte t’i jepet atij. 63Edhe ai kërkoi një dërrasë shkrimi, edhe shkroi, duke thënë: Joan është emri i tij. Edhe të gjithë u çuditën. 64Edhe menjëherë u hap goja e tij dhe gjuha e tij; edhe fliste duke bekuar Perëndinë.
65Edhe u hyri frikë gjithë atyre që banonin rreth tyre. Edhe të gjitha këto fjalë fliteshin nëpër gjithë malësinë e Judesë. 66Edhe të gjithë ata që i dëgjuan i vunë këto në zemrat e tyre, duke thënë: Vallë, ç’do të jetë ky fëmijë? Edhe dora e Zotit ishte bashkë me të.
67Edhe Zaharia, i ati, u mbush me Frymë të Shenjtë; edhe profetizoi, duke thënë:
68I bekuar qoftë Zoti Perëndia i Izraelit, sepse erdhi dhe bëri shpërblim në popullin e tij.
 
76Edhe ti, o djalë, profet i të Lartit do të quhesh; sepse do të shkosh përpara faqes së Zotit, për të bërë gati udhët e tij,
 
80Edhe djali rritej e forcohej në frymë, dhe ishte në shkretëtirë deri në atë ditë që do t’i tregohej Izraelit.
 
 

Lindja e Shën Joan Pagëzorit!

  • Share via Facebook
  • Share via Google
  • Share via Twitter
  • Share via Pinterest
  • Share via StumbleUpon
  • Share via Tumblr
  • Share via LinkedIn
  • Share via Email

Festa të mëdha

<--Back
NEXT ARTICLE
Shën Fevronia!
25/06/2021 - 02:27
PREVIOUS ARTICLE
Ushqimi i shpirtit
21/06/2021 - 03:44
  • Facebook

Interesting

  • Hevi-metal
      Temat më  të dashura të Heavy- Metal janë :Satanai,vdekja…0 comments
  • Martire Agathia
    Martire Agathia
      Për arsye të sojit të saj prej arkondi, pasurisë,…0 comments
  • E Marta e Madhe
    E Marta e Madhe
      Të Martën e Madhe kujtojmë paravolinë e Dhjetë Virgjëreshave…0 comments
  • E Miroprureseve
    E Miroprureseve-Ungjilli i të djelës
      (Mk. 15:43-16:8) 43 erdhi Josifi që ishte nga Arimatea,…0 comments
  • Treshja e paqes
    Lindja e Shpëtimtarit Krisht Predikim gojor i mbajtur nga Mitropoliti…0 comments

Etiketa

Apostulli Besimi Besimi dhe Jeta Orthodhokse Biografi cudi Dashuria Didactike Didaktikë Durimi Etër Familja dhe Orthodhoksia Festa të mëdha Fjalë të urta nga Shenjtorë dhe etër Gjerondiko Hierarkë të Mëdhenj të Orthodhoksisë Java e Madhe Jeta Shpirtërore Orthodhokse Komboskini Kreshma Krishtlindje Kryqi lajme Lutja Mrekulli Mësime Shpirtërore Ndodhi të mrekullueshme Ngjallja Pagëzimit Pendimi predikim Psalme Sekte të tjera Shpirti i Shenjtë Shpirtit Shën Andoni i madh Shën Serafimi i Sarof Sinaksar Sëmundjet Terëshenjta Tregime nga jeta tjeter Urtësia Vdekja Virtyte Virtyti y

Kërkim

AniviaWP
  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit

Lejohet ripublikimi i artikujve dhe riprodhimi i materialit që është ne këtë web site, me kushtin materiali te riprodhohet i gjithë, pa shkurtime dhe me etiketimin e detyrueshëm të kësaj faqe inerneti www.orthodhoksiaebashkuar.al

  • Faqja fillestare
  • Kush jemi ne
  • Lidhje
  • Harta e faqes të internetit
Copyright © 2014 - All rights reserved