/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Çdo njeri ngre kryqin e tij

Çdo njeri ngre kryqin e tij

Çdo njeri ngre kryqin e tij

 

Dikur një djalë i ri,i lodhur  nga vështirësitë dhe  problemet që haste,u ul në gjunjë dhe duke u lutur tha:”O Zot,nuk mundem të vazhdoj më.
Kryqi që mbaj është shumë i rëndë dhe nuk mundem ta ngre.”
Zoti iu përgjigj:”Nëse nuk mundesh ta ngresh peshën e Kryqit tënd shko dhe vendose brenda  në atë dhomë.Pastaj hape përsëri derën dhe zgjidh një kryq tjetër,atë që ti dëshiron.Djali e falenderoi Zotin dhe i gëzuar bëri menjëherë atë që i tha.Kur hyri në dhomë vuri re shumë kryqe.Shumë nga ata ishin të mëdhenj sa nuk i dukej fillimi ndërsa të tjerët ishin mesatar.Duke kërkuar,djali  zbuloi një kryq  shumë të vogël që ishte i mbështetur në një murr,në cep të dhomës.
-Këtë kryq dëshiroj o Zot,pëshpëriti ai.
Zoti iu përgjigj:-Biri im,ky është kryqi që ti sapo solle në dhomë!
Kur problemet e jetës të duken të pakapërcyeshme dhe nuk mundesh ti përballosh,kur kryqi që ngre është shumë i rëndë,mos u zgënje,mos e humb kurajon.Hidh sytë rreth e rrotull sepse do të ndihmoj shumë.Atëherë do shikosh vështirësi dhe kryqe të mëdhenj që shumë të tjerë thirren për ti mbajtur.Atëherë do zbulosh se shpesh herë kryqi yt është shumë  tepër më i lehtë në krahësim me të tjerët.Dhe vetëm atëherë do e quash veten “më me fat”.
Të kujtohet ai që ankohej sepse nuk kishte këpucë?Deri sa u takua me një njeri i cili nuk kishte këmbë.
Falenderoje Perëndinë për ato që ke dhe jo për ato që të mungojnë.
Cilido qoftë kryqi yt,cilado qoftë dhimbja jote mos harro se pas furtunës satanike do të vij dielli Hyjnor.
Do pengohesh dhe do biesh por Perëndia do jetë gjithnjë pranë teje për të ndihmuar të përballosh gjithshka.

 

Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Çdo njeri ngre kryqin e tij