/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të djelës (Zakheu)

Ungjilli i të djelës (Zakheu)

Ungjilli i të djelës (Zakheu)

 

Llk.19:1-10

1 Edhe Jisui hyri e shkonte nëpër Jeriko.
2 Edhe ja një njeri i quajtur me emrin Zakhe, i cili ishte kryetagrambledhës. Dhe ky ishte i pasur.
3 Edhe kërkonte të shihte Jisuin se cili është; po nuk mundej nga turma, sepse ishte i vogël në shtat.
4 Edhe u sul përpara e hipi mbi një man që ta shihte, sepse nga ajo udhë do të shkonte.
5 Edhe Jisui, si erdhi në atë vend, ngriti sytë dhe e pa atë, edhe i tha: Zakhe, zbrit shpejt; sepse sot unë duhet të qëndroj në shtëpinë tënde.
6 Edhe zbriti shpejt dhe e priti me gëzim.
7 Edhe të gjithë, kur panë, murmurisnin, duke thënë se hyri të rrijë te një njeri mëkatar.
8 Edhe Zakheu qëndroi e i tha Zotit: Ja, o Zot, gjysmën e pasurisë sime tek po ua jap të varfërve, edhe në i kam marrë gjë njeriu me mashtrim, ia kthej katërfish.
9 Edhe Jisui i tha se sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
10 Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë e të shpëtojë të humburën.

 

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë