/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Ngjizja e Shën Joan Pagëzorit

Ngjizja e Shën Joan Pagëzorit

Ngjizja e Shën Joan Pagëzorit

 

“Zëri i njeriut që thërriste në shkretëtirë :Përgatisni rrugën nga e cila do të kaloj Zoti juaj!
Ç’rrënjosni nga shpirti gjembat e pasioneve dhe të mëkateve, hidhni larg vetes egoizmin dhe pastroni veten tuaj me pendim,që të prisni Zotin”.
Zëri i Joan Pagëzorit,i cili lindi nga prindërit Zaharia dhe Elisabeta.
Zaharia ishte prift.Në kohën kur ishte duke djegur  temjam në Altarin e Shenjtë, iu shfaq ëngjëlli i Zotit dhe i dha lajmin se gruaja e tij,Elisabeta do të lindte djalë dhe do ta quanin Joan.Zaharia u mbush me gëzim por njëkohësisht edhe u çudit!
Gruaja e tij nuk bënte fëmijë dhe ishte edhe moshuar,si do ndodhte kjo që dëgjoi ?! Atëherë engjëlli i tha:Për mosbesimi që tregove do të dënohesh.Nuk do flasësh derisa të plotësohet vullneti i Perëndisë.Dhe në të vërtetë Elisabeta ngeli shtatzanë dhe pas 9 muajsh pruri në jetë një djalë.Pas tetë ditësh të afërmit dëshironin t’i jepnin foshnjes emrin e Zaharisë por Zaharia shkruajti në një pllakë emrin JOAN! Menjëherë iu zgjidh gjuha dhe të gjithë u mbushën me gëzim.Kështu u plotësua vullneti i Perëndisë:Elisabeta edhe pse në moshë të madhe,lindi Shën Joan Pararendësin,i cili erdhi dhe përgatiti rrugën e Zotit.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Ngjizja e Shën Joan Pagëzorit