/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Shën Paisio

Shën Paisio

Shën  Paisio

 

Përkujdesja Hyjnore është e padepërtueshme dhe e pa analizuar thosh Shën Paisio.
Ka si qëllim shpëtimin e njeriut dhe trashgimin e jetës së përjetshme.
Theksonte se nuk duhet të mendojmë vetëm për gjërat e jetesës,sepse Perëndia përkujdeset për ne dhe shumë herë  na jep atë që ne dëshirojmë,përpara se t’ia kërkojmë,mjafton me mëndje të jemi pranë Perëndisë dhe të lutemi.
Kur dikujt i ndodh dicka e keqe,nuk është e dërguar nga Perëndia por  është e lejuar nga Ai për të “stërvitur” njerëzit sipas ekonomisë  Hyjnore.
Shën Paisio thosh se cdo gjë nis nga mendimet e mira të cilat “përndiqen” nga  të këqijat.Të mendojmë mirë për të tjerët dhe jo keq sepse atëherë vjen ligësia dhe dinakëria tek njeriu.
Mos të kemi  besim të plotë te  mendimet tona por të lëmë vend për vullnetin e Perëndisë sepse ai që vepron kështu del gjithmon i fituar.”

 

Perkthyer nga A. Marini

 

Shën  Paisio

</