/ Jeta Shpirtërore / Tre miq bashkëudhëtarë

Tre miq bashkëudhëtarë

Tre miq bashkëudhëtarë

 

Një i krishterë, zbardhuar nga vitet, ishte në shtratin e vdekjes. Rreth tij u mblodhën të afërmit dhe miqtë e tij.

Ai belbëzoi dhe u tha:

Sot erdhën dhe më vizituan tre veta. Në fillim besa. Ajo më tha: “Vij që të mbetem mirë tek ty. Nuk ke nevojë më për mua. Të kam ndihmuar të ndjekësh Krishtin që të mbetesh besimtar, të jetosh në paqe në Mbretërinë e Tij. Tani shko ta shikosh dhe të jetosh përherë me Të”

Më vonë vjen shpresa e cila më thotë: “Të kam shok të mirë deri tani, të kam inkurajuar, të kam ledhatuar, të kam gëzuar. Shko në rrugën që ke nisur. Në botën ku do të hysh nuk ka asnjë dhimbje, asnjë hidhërim, e gjitha do të jetë për ty ditë dhe gëzim. Mirupafshim”

Dashuria erdhi pak më vonë dhe më tha: “Unë nuk mund të ndahem nga ty. Përkundrazi, këtu në tokë të kam zbukuruar jetën tënde çdo ditë, të kam prurë gëzim, qoftë edhe nëpërmjet lotëve. Jemi njohur afër e më afër, por ky ishte veçse fillimi, një përgatitje. Atje lartë do të jem me ty më shumë, gjithmonë dhe kurdoherë. Nuk do të largohem për asnjë moment, sepse pa mua s’do të kesh lumturi, tani e tutje do të jemi bashkë”.

 

Botuar nga “Kosherja Ortodokse “

 

Tre miq bashkëudhëtarë