/ Ungjilli i të djelës / E 4 e Llukait E Etërve të Sinodit 7 Ek.

E 4 e Llukait E Etërve të Sinodit 7 Ek.

E 4 e Llukait E Etërve të Sinodit 7 Ek.

 
(Llk.8:5-15)
 

5Doli mbjellësi të mbillte farën e tij; dhe ndërsa ai po mbillte, ca farë ra pranë udhës, edhe u shkel, edhe zogjtë e qiellit e hëngrën. 6Edhe tjetër ra mbi gur, edhe si mbiu u tha, sepse nuk kishte lagështirë. 7Edhe tjetër ra në mes të gjembave, edhe si mbinë gjembat bashkë me atë, e mbytën. 8Edhe tjetër ra në dhe të mirë, edhe si mbiu, dha fryt njëqind fish. Duke thënë këto, thërriste: Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë.

9Edhe nxënësit e tij e pyetnin, duke thënë: Ç’të jetë kjo paravoli? 10Edhe ai tha: Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; ndërsa të tjerëve me paravoli, që duke parë të mos shohin dhe duke dëgjuar të mos kuptojnë. 11Edhe kjo paravoli është:

Fara është fjala e Perëndisë. 12Ato pranë udhës janë ata që dëgjojnë; pastaj vjen djalli dhe ngre fjalën prej zemrës së tyre, që të mos besojnë e të shpëtojnë. 13Edhe ato mbi gur janë ata, të cilët, kur dëgjojnë, me gëzim e pranojnë fjalën; po këta s’kanë rrënjë; ata besojnë për ca kohë, po në kohë ngasjeje largohen. 14Edhe ajo që ra tek gjembat, këta janë ata që dëgjuan, po nga kujdesjet e nga pasuria dhe nga kënaqësitë e kësaj jete shkojnë e mbyten, e nuk japin fryte. 15Edhe ajo në dhe të mirë, këta janë ata që dëgjuan fjalën dhe e mbajnë në zemër të mirë e të pastër, dhe bëjnë fryte me durim.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

E 4 e Llukait E Etërve të Sinodit 7 Ek.