/ Jeta Shpirtërore / Përulësia

Përulësia

Përulësia

 

 

Para çdo veprimi, mendo së pari për dobësinë tënde dhe së dyti për plotfuqinë e Zotit. Dhe mos i mendo veprat e mira që ke kryer, sepse ekziston rreziku i krenarisë së fshehur.
Kur kujtimi i veprave dhe virtyteve të mira që bën të nxit në krenari, mendo menjëherë se këto vepra janë të Zotit dhe jo tuajat. Duke vepruar kështu dhe duke ia dedikuar Zotit atë që është e jotja, do t’i mbash larg armiqtë e tu (demonët) dhe do të bëhesh i denjë për të marrë dhurata dhe përfitime më të mëdha nga Zoti.

 

Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Përulësia