Vendos përpara Perëndinë!
Thuaj: “me fuqinë e Perëndisë, do përpiqem ta korrigjoj veten”, që Perëndia të të ndihmojë. Fakti që dëshiron ta korrigjosh veten do të thotë që pranon ndihmë.I kërkon Zotit të të ndihmojë dhe Zoti e hedh shikimin e Tij mbi ty. Ti bën përpjekjen tënde të vogël dhe ecën përpara. Kur dikush sheh një fëmijë të vogël që përpiqet me duart e tij të vogla të rrokullisë një gurë, nuk do të vrapojë ta ndihmojë, që të mos mundohet?
Po kështu, edhe Perëndia, kur sheh përpjekjen tënde të vogël, do të të ndihmojë të kapërcesh….
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi


