/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Lutja!

Lutja!

Lutja!

 

 

Lutja!
 

Asgjë nuk është më e fortë se njeriu që lutet sinqerisht.Lutja është zjarr kur bëhet nga një shpirt i palodhur.Lutja është një lidhje e fortë  e Perëndisë me njeriun.Kur flet me dikë për fatkeqësitë mundimet e tua dhe ndjen një ngushëllim sepse të qehtëson me ato që të shpreh,sa  më tepër ngushëllim do ndjesh kur ja tregon  Perëndisë nëpërmjet lutjes pësimet e shpirtit tënd?Kur njerëzit shumë herë lodhen prej atij që guan  dhe i shmangen,Perëndia kurrë nuk e bën këtë por përkundrazi,i afrohet dhe e thërret pranë.Dhe gjithë ditën t’i tregosh fatkeqësitë e tua,më shumë do të dëgjoj dhe do të doj.
Ashtu si një qytet i pa rrethuar pushtohet thjesht nga armiqtë sepse nuk i pengon askush,kështu dhe shpirti që nuk është i rrethuar me lutje shumë thjesht e mposht i ligu dhe e bën të pranoj ç’do mëkat dhe ç’do ligësi.
Kur e lë veten pa u lutur është sikur ke nxjerrë peshkun nga deti.Sepse ashtu si jeton peshku me ujë,kështu edhe ti jeton me lutjen.Dhe ashtu si noton ai me lehtësi në ujë dhe shkon ku dëshiron,ashtu edhe ti me anë të lutjes do kalosh në qiell dhe do afrohesh te Perëndia.
Ashtu si ari dhe gurët e çmuar dhe mermerët zbukurojnë pallatet mbretërore,ashtu dhe lutja zbukuron njeriun dhe e bën banesë të Krishtit. Ai që nuk e nxënë qiejt,vjen të banoj në shpirtin e atij që jeton me lutje.

 
 
Përkthyer nga A. Marini
 

Lutja!