/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ç’farë është Shpirti i Shenjtë dhe ç’farë i jep njeriut!

Ç’farë është Shpirti i Shenjtë dhe ç’farë i jep njeriut!

Ç'farë është Shpirti i Shenjtë dhe ç'farë i jep njeriut!

 

1)Shpirti i Shenjtë i dhuron jetë krijesave dhe i forcon ato.I jep kafshëve jetë,njerëzve mendje dhe të krishterëve jetën e ngritur,jetën shpirtërore.Shpirti i Shenjtë ndriçon njeriun dhe e ndihmon për të hyrë në Mbretërinë e qiejve.

Shpirti i Shenjtë jepet tek secili nga ne,jo sipas veprave tona të mira por dhuratë,sipas mëshirës së Perëndisë për shpëtimin tonë.

Kur Shpirti i Shenjtë banon tek njeriu,i jep atij besim dhe ndriçim.Pa Atë, askush nuk mund të këtë besim të vërtet dhe të gjallë.Pa ndriçimin e Tij,edhe njeriu më i mençur dhe më intelektual është krejtësish i verbër kundrejt veprave të Perëndisë.

Shpirti i Shenjtë mund të ndriçoj dhe njeriun më të thjeshtë dhe më analfabet.T’i zbuloj veprat e Perëndisë dhe t’i ofroj ëmbëlsinë e Mbretëris së Tij.Njeriu që ka brenda tij Shpirtin e Shenjtë, ndien në shpirt një dritë të pazakontë,që nuk e njihte më parë.

 

 

Shën Inokendio i Moskës
Përkthyer nga A. Marini

Ç’farë është Shpirti i Shenjtë dhe ç’farë i jep njeriut!