/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Apostulli i Shenjtë Thoma

Apostulli i Shenjtë Thoma

Apostulli i Shenjtë Thoma

 

Shën Thomai ishte një prej dymbëdhjetë nxënësit e Krishtit. Ishte nga Judea ashtu si edhe nxënësit e tjerë dhe ishte peshkatar. Braktisi zanatin e tij dhe ndoqi pas Krishtin kur u thirr prej Tij.

Pas ngjalljes Zoti iu shfaq apostujve.Thomai i cili atë ditë nuk ishte me ta,nuk besoi që Zoti u ngjall vërtet .

“Po s’ pashë plagët e gozhdëve në duar dhe nuk vura dorën në plagën e brinjës, nuk besoj” u shpreh ai kur dëgjoi nga nxënësit e tjerë se Krishti u ngjall. Por Zoti u shfaq përsëri tek ata dhe e lejoi Thomain t’i prekë plagët. I gëzuar i ra në gjunjë dhe iu fal.I thotë atëherë Zoti:”Besove sepse më pe.Të lumur janë ata që nuk më panë dhe më besuan”.

Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë te apostujt,Thomai shkoi të predikoj Ungjillin në Persi dhe në Indi.Atje u arrestua nga mbreti Misdheo sepse predikoi të vërtetën dhe pagëzoi djalin e tij Azani, vajzat Migdhonia dhe Narka dhe gruan e tij Tertia .Pasi e arrestoi,e dorrëzoi në duart e pesë ushtatëve të cilën e ngjitën në mal dhe e vranë me heshta.Kështu Perëndia e bëri të denjë të predikoj Ungjillin dhe të japi jetën për Të.

Shën Thomai nderohet si themeluesi i Kishës në Indi.

Kisha jonë kremton Apostullin e Shenjtë Thoma në 6 Tetor.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Apostulli i Shenjtë Thoma