/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta

Fjalë të urta

Fjalë të urta

 

Kur zbulon portën e zemrës sate,zbulon portën e qiellit.

Shën Joan Gojarti

Lutja e ruan njeriun nga mëkati sepse kur mendja lutet,është duke u marrë me Perëndinë dhe qëndron me shpirt të përulur përpara Zotit.

Shën Siluanoi Athoniti

Je njeri,mos u bë egërsirë.Prandaj tu dha goja nga Perëndia,që të ngushëllosh me fjalët e tua jo të kafshosh.

Shën Joan Gojarti

Tregohu i kujdesshëm i krishterë! Akoma dhe gabimi më i vogël yti duket i madh.Sepse  aq sa më e pastër është veshja,aq më tepër duken njollat.

Shën Grigor Teologu

Mos mendo se lutjet,Kungata e Shenjtë dhe përpjekjet e tjera shpirtërore janë për të hequr kryqin (barën) që ti mban.Janë që ti ta ngresh me më tepër forcë dhe me më tepër Lavdi më Krishtin.

Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Fjalë të urta