/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Monedhat e floririt

Monedhat e floririt

Monedhat e floririt

 

Në një park të madh përgatiteshin për festë.Shumë njerëz dëshironin të hynin por nuk kishin mundësi të blinin biletën.Atëherë një i pasur,për tu tallur me njerëzit
hodhi mbi turmën një grusht plot me monedha që dukeshin prej floriri por në të vërtetë nuk ishin të tilla dhe bashkë me to hodhi edhe një monedhë të vetme prej argjendi.
U turrën të gjithë duke u shtytur dhe duke goditur njëri-tjetrin dhe i mblodhën të gjitha monedhat.Për monedhën e argjendt askush nuk u interesua sepse vlera e floririt mendonin është shumë më e lartë se argjendi.Të gëzuar zunë radhën për biletë.Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë sepse monedhat  ishin fallso dhe rojet
i morrën dhe i futën ata në burg.
Vetëm njëri u tregua më i matur.Kur pa se çpo ndodhte me shokët,e hodhi monedhën fallso dhe morri monedhën e argjendtë.Bleu biletën dhe hyri në festë. 
Kuptimi i këtij tregimi është ky:

Festa është Mbretëria e Qiejve.Monedhat fallso janë pasionet trupore dhe
 jeta e rreme tokësore të cilat largojnë njerëzit nga mbretëria e lumturisë së vërtetë dhe i çojnë drejt mbretërisë së vuajtjeve dhe të errësirës.Argjendi i pastër tregon pastërtinë dhe të vërtetën e brendshme të njeriut të drejtë.
Njerëzit lukmues të shkëlqimit të kësaj bote janë mëkatarët ndërsa djali,i cili hodhi në momentin e fundit monedhën fallso dhe pranoi argjendin e vërtetë  tregon  mëkatarin e penduar.

 

Tregim nga libri “Rruga pa Perëndinë nuk durohet” (faq.191-192)
Shën Nikolla Velimiroviç
 
Përkthyer nga A.Avrami
 

Monedhat e floririt