/ Jeta Shpirtërore / Kij frikë nga mëkati

Kij frikë nga mëkati

Kij  frikë  nga  mëkati

 

Perandori i Konstandinopojës, Arkadi, ishte zemëruar tmerrësisht kundër Shën Joan Gojartit. Do të doja të hakmerrem shumë me këtë Episkop, u tha një ditë obortarëve të tij, por mendohem se si të hakmerrem…

Katër ose pesë nga ata dhanë atëhere mendimin e tyre. I pari tha: Internojeni shumë larg që të mos e shikoni kurrë. I dyti shtoi: Shtetëz

oini gjithë pasurinë. Kurse i treti tha: Burgoseni për gjithë jetën.

I katërti tha: A nuk jeni Zot i këtij vendi dhe pushtetin ju nuk e keni? Vriteni që të shpëtoni përgjithmon nga ai.

I pesti që ishte më i mënçur, më i zgjuar dhe më i kulturuar nga të tjerët tha: Gënjeni veten të gjithë! Me asnjë nga këto mënyra që thatë ju nuk mund të hakmerreni ndaj Episkop Joanit. Po ta internojmë kudo që ta shpiem, ai nuk mërzitet, e gjithë toka është atdheu i tij. Po t’i shtetëzojmë pasurinë nuk do t’ja heqim atij por atyre të varfërve që përditë ndihmon dhe u lehtëson dhimbjet. Po ta hedhim në burg do puth prangat më të cilat do ta lidhim dhe do konsiderojë veten e tij të lumtur që vuan. Po ta dënojmë me vdekje, këtë dënim do ta pranojë me kënaqësi, sepse do t’i hapim rrugën e qiellit.

Dhe shtoi, duke ju drejtuar mbretit: – Lartmadhëri, doni të hakmerreni me të? Gjeni mënyrën që ta detyroni të bëj mëkat. E njoh shumë mirë. Ky njeri nuk trëmbet nga asgjë tjetër në botë përveç mëkatit.Sa do ishim të lumtur po të mund të thoshin edhe për ne atë që thanë për Gojëartin «Ky njeri nuk trëmbet, veçse nga mëkati…».

 

Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “

Kosherja Ortodokse Selanik

 

Kij frikë nga mëkati