/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros

 

Pendimi nuk do mburje as demostrim, por ka nevojë për rëfim. Të jesh vetvetja në çdo gjë. As llafazan e as i përmbledhur; sepse edhe njëra edhe tjetra kritikon njeriun që i ka. Të mos jesh në kishë me kokë të ulur, as gjithashtu në pazar i vrejtur, por mbaj për veten tënde masën në sjelljen tënde. Mo qofsh në shtëpi shpirtkeq dhe në pazar modest. Mos qofsh i deshpëruar, si i stërmunduar, as të të akuzojnë se gëzohesh shumë, por të gjitha t’i bësh me masë dhe regull, siç tha Apostulli… Jepi atij në këtë botë, dhe do të t;i shpërblejë njëqindfish edhe në këtë botë edhe në tjetrën në jetën e përjetëshme. Jepi atij ato që nuk janë të tuat, që të të japë të tijat. Eshtë mashtruese kjo jetë, të dashur, sepse ia heq të gjitha atij që i ka. Mundohet në këtë jetë, lodhet për këtë jetë; por ai që është indiferent për këtë jetë, paraqitet pa hipokrizi, duke lenë çdo gjë që kish ruajtur prej këtej. Kjo botë mban të konsumueshmet, meqënëse mbeshtetet në vdekje. Di se nuk do ketë akuzues po t’’I mungojnë të gjitha, prandaj shpërndan mundin e huaj.

Pse nuk bëhesh korekt, o njeri, por shkatron harmoninë e gjërave të kësaj jete? Pse nuk reagon në përkohshmërinë dhe nuk bie dakord me pendimin kundër sundimit të parëve? Përkohëshmëria është trashëgimtar i gjërave njerëzore, sepse edhe dobësia është e saj. Pangopësia, ambicia edhe qejfet lindën bir të tyre dobësinë edhe ajo dashuron shumë të jëmën. Mundi përpjekjet e gjarpërit, dhe rezërvo dashuri për Zotin. Meri gjërat e përkohshmërisë dhe ofroja Perëndisë, që të bëhesh ti trashëgimtar i të tuave në jetën e përjetëshme…

 

Nga volumi i 5të i shën Efremit të Siros

Kosherja Ortodokse Selanik Greqi

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros