Shën Efthimi i Madh !
Shën Efthimi është një nga ndriçuesit e botës asketike.
Lindi në Melitini të Armenisë në vitin 378 pas Krishtit.
Që në barkun e nënës ishte i shenjtë,dhe që në moshën 13 vjeçare iu përkushtua Perëndisë.
Në moshën 19 vjeçare u dorrëzua prift dhe u emërua drejtues i gjithë manastireve të dioqezës.Për 10 vjet qëndroi në këtë detyrë.
Në moshën 29 vjeçare shkoi në Jerusalem.Vizitoi dhe u fal në gjithë vendet ku jetoi ,u kryqëzua dhe u ngjall Zoti ynë Jesu Krisht. Më pas shkoi në shkretëtirë dhe vizitoi atje etërit e shenjtë.
Qëndroi atje në një shpellë për 5 vjet,jashtë lavrës së Faranit,duke u stërvitur në jetën asketike dhe duke thurrur litarë për nevojat e jetesës.Pas 5 vjetëve,së bashku me asketin Theoktist që banonte atje afër shkuan dhe qëndruan në një shpellë mbi greminë.Me kalimin e kohës,erdhën edhe murgj të tjerë dhe krijuan kinovin e parë në Palestinë,drejtuar nga Theoktisti,rregullat dhe kushtet e të cilit ishin tepër të rrepta.
Ndërsa vetë qëndonte gjithë javën në vetmi,në shpellën që kishte krijuar në kishëz.Të shtunën dhe të djelën,mblidheshin të gjithë në agripni dhe në Meshën Hyjnore,mësonte vëllezërit dhe priste mendimet dhe rrëfimet e tyre.Kaq e Shenjtë ishte jeta e tij sa morri nga Perëndia bekim për të bërë mrekulli.
Një ditë shëroi birin e kryetarit të një bande,me shenjën e kryqit.Të habitur nga kjo çudi,barbarët i ranë në këmbë shenjtit dhe i kërkuan t’u mësonte dhe t’i pagëzonte.Disa prej tyre iu bashkuan grigjës së Shenjtit ndërsa komandanti i tyre u bë misionar i zjarrtë. Kjo mrekulli e bëri emrin e tij të njohur në mbarë vendin.
Njëherë,kur Shën Efthimi drejtonte Meshën Hyjnore,një zjarr u shfaq nga qielli mbi Tryezën e Shenjtë dhe i mbuloi atë dhe dhjakun e tij Dometian si një mbulesë.
Shën Efthimi mund të dallonte qartë ata që afroheshin denjësisht te Kungata Hyjnore dhe ata që i kishin shpirtrat e ngarkuar me mëkate.
Dallonte sekretet dhe profetizonte të ardhmen.
Megjithëse ishte një manastir i varfër,shenjti ishte mikpritës dhe bujar.
Një ditë,me anë të lutjes bëri që të mbusheshin me bukë qilarët e bishatisur.U ushqyen 400 vizitorë dhe rezervat nuk mbaruan për 3 muaj.
Perëndia e ndriçoi të mësonte ditën e vdekjes së tij , por nuk tha asgjë deri ditën që duhej të nisej për Kreshmën në shkretëtirë. I mblodhi dishepujt dhe u dha porosinë e tij të fundit: “Ruajeni gjithmonë si fillim dhe qëllim të çdo vepre të mirë dashurinë e sinqertë, e cila është lidhja e përsosmërisë. Çdo virtyt forcohet nga dashuria dhe përulësia, me ndihmën e përvojës, të kohës dhe të hirit. Por dashuria kryeson mbi përulësinë, sepse me anë të dashurisë Fjala e Perëndisë u përul duke u bërë i ngjashëm me ne”. Porositi gjithashtu të falënderonin kurdoherë Perëndinë që i nxori nga përkujdesja e botës dhe i vendosi në këtë gjendje të shenjtë. Më pas zgjodhi pasuesin e tij, u paratha vdekjen e afërt të Dometianit dhe transformimin e lavrës në kinov. U tregoi vendin se ku do të ndërtohej kisha dhe ndërtesat, i nxiti të vazhdonin të ishin mikpritës , të kujdeseshin për vëllezërit që ishin në provë dhe të kryenin të gjitha shërbesat hyjnore. Pasi ndenji 3 ditë rresht në shenjtërore, fjeti në paqe më 20 janar 473, dhe fytyra e tij ishte e qetë dhe e bardhë, më tepër engjëllore sesa tokësore. Pas tij fjeti edhe Dometiani, nxënësit të tij besnik që prej 50 vjetësh. Murgjish, klerikë dhe laikë u mblodhën për varrimin e atit të shkretëtirës. Shumë mrekulli u kryen dhe vazhdojnë të kryhen në varrin e tij, që u vendos në shpellën jetoi.
Kisha jonë kremton Shën Efthimin më 20 Janar.
Përkthyer nga A. Marini