Ungjilli i të djelës
(Llk .17:12-19).
12Edhe kur po hynte në një fshat, e takuan atë dhjetë burra lebrozë, të cilët qëndruan nga larg. 13Edhe ata ngritën zërin, duke thënë: Jisu, mjeshtër, përdëllena. 14Edhe kur i pa, u tha atyre: Shkoni e rrëfeni veten tuaj tek priftërinjtë. Edhe ata duke shkuar u pastruan. 15Edhe një nga ata, kur pa se u shërua, u kthye duke lavdëruar Perëndinë me zë të madh, 16edhe ra përmbys në këmbët e tij, dhe e falënderoi; edhe ai ishte samaritan. 17Edhe Jisui u përgjigj e tha: A nuk u pastruan që të dhjetë? Po nëntë ku janë? 18Si nuk u gjetën të tjerë të kthehen që t’i japin lavdi Perëndisë, veç këtij të huaji? 19Edhe i tha: Ngrihu, e shko; besimi yt të shpëtoi.
Kisha Orthodhokse
Autoqefale Shqipërisë
Ungjilli i të djelës
http://orthodoxalbania.org/