/ Ungjilli i të djelës / Djali i vejushës

Djali i vejushës

Djali i vejushës

 

Lk.7:11-16
11 Edhe ndodhi që pas kësaj Jisui po shkonte në një qytet që quhej Nain; edhe shkonin bashkë me të mjaft nga nxënësit e tij dhe shumë popull.
12 Edhe kur u afrua në portën e qytetit, ja tek po nxirrnin përjashta një të vdekur, të cilin e ëma e kishte bir të vetëm, edhe ajo ishte e ve; edhe shumë popull prej qytetit ishte bashkë me të.
13 Edhe Zotit, kur e pa, iu dhimbs, edhe i tha asaj: Mos qaj.
14 Edhe u afrua e preku shtratin; edhe ata që e mbanin qëndruan; edhe ai tha: Djalosh, po të them, ngrihu.
15 Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri të flasë. Edhe ia dha së ëmës.
16 Dhe të gjithëve u hyri frikë, edhe lavdëronin Perëndinë, duke thënë se një profet i madh është ngritur tek ne, edhe se Perëndia hodhi sytë mbi popullin e tij.

Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Djali i vejushës