/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmorja e Shenjtë Agni!

Dëshmorja e Shenjtë Agni!

 

Dëshmorja e Shenjtë Agni!

 

Shën Agnia jetoi në vitet e para të krishtërimit,në kohët e përndjekjeve të mëdha. Lindi në Romë nga prindër aristokratë.
Shën Agnia (agni në greqisht do të thotë e kulluar) ishte e kulluar dhe në trup dhe në shpirt.Jeta e saj e virtytshme i përshatatej plotësisht emrit të saj Agni-e kulluar.
Jeta e saj ishte e kulluar si kristali.
Megjithëse jetonte në ambient idhujtarësh,Agnia predikonte fshehtas te shoqet e saj Krishtin.Kishte vënë si qëllim të jetës së saj të ndihmoj shpirtrat të kthehen në rrugën e Krishtit.Ta njohin Atë si Perëndi të vërtetë dhe t’i falen vetëm Atij.
Për veprat e saj Agnia u akuzua te oficeri i zonës i cili e urdhëroi të mohonte besimin.Shenjtorja nuk iu tremb kërcënimeve të tij dhe pa u frikësuar u përgjigj se asnjëherë nuk do i falej idhujve.
Atëherë oficeri vendosi ta turpëronte Shenjtoren. Urdhëroi ta mbyllnin në një shtëpi publike,por Shën Agnia me lutjet e saj të nxehta solli tërmet atje dhe e nxorrën menjëherë jashtë.
Pas kësaj, oficeri i tërbuar urdhëroi ta hidhnin në zjarr
dhe kështu Shenjtorja dorëzoi frymën e saj te Zoti.
Kur zjarri u shua,disa të krishterë e morrën fshehtas lipsanin e saj dhe e varrosën duke lavdëruar Perëndinë.
Kisha jonë kremton Shën Agninë më 21 Janar.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Dëshmorja e Shenjtë Agni!