/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime shpirtërore !

Mësime shpirtërore !

Mësime shpirtërore !

 

At,kur dikush beson,mundet nëpërmjet lutjes të ndryshoj rrjedhën e ngjarjeve?

-Nëse besimi i tij është i madh,shumë gjëra mund të ndyshoj.Akoma dhe nëse e ka ndërtuar shtëpinë në përrua dhe përroi rrjedh rrëmbyeshëm,nëse i lutet Zotit me shumë besim,përroi do të kthehet mbrapa.

Por duhet të ketë kaq shumë besim sa edhe nëse dëgjon se u boshua deti dhe janë duke larguar peshqit me kamionë,ta besoj pa shkuar për ta parë nga afër sepse nuk dyshon.

E di që gjithshka është e mundur për Perëndinë e di që fuqia hyjnore nuk kufizohet dhe prandaj nuk interesohet për më tepër.

Kaq i madh është besimi i tij!

Vetëm besimtari i vërtetë jeton siç duhet dhe është në të vërtetë njeri i Perëndisë.

Shën Paisio!

 

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Mësime shpirtërore !