Didaktikë
Të pasurit janë të padobishëm, po, të padobishëm, përveç atyre që bëjnë bamirësi dhe ndihmojnë të varfërit.
Por, për fat të keq, pak njerëz të pasur, shumë pak dallohen për bamirësitë e tyre. Shumica e tyre janë të zhytur në egoizëm, në ashpërsi,në mëkat. Prandaj, mos i keni zili.
Mendo Pjetrin dhe Pavlin, mendo Joanin dhe Ilian, mendo vetë Krishtin që nuk kishte ku të mbështeste kokën. Imito varfërinë e Tij dhe të shenjtorëve të Tij, të cilët nuk kishin të mirat materiale, por kishin pasuri të panumërta shpirtërore. Gjithmonë kujto fjalët e Zotit, i cili the se është shumë e vështirë të shpëtohesh si një njeri i pasur: “Ata që kanë para vështirë do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë. Është më e lehtë për një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës sesa një njeri i pasur të hyjë në mbretërinë e Perëndisë” (Lk. 18:24-25).
Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi


