/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Programi i Perëndisë!

Programi i Perëndisë!

Programi i Perëndisë!

 

Shumë njerëz, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë programin e Perëndisë,skandalizohen dhe thonë:”Unë gjithë jetën me kryq në dorë,me të drejtën,mos të arrij të shikoj një ditë të bardhë,ndërsa shumë të tjerë dëfrejnë dhe shkatërrojnë? Ku është Perëndia ? Ku është drejtësia e Tij?”
Por ata nuk e kuptojnë që Perëndia ata njerëz i mëson që të ndërrojnë mënyrë jetese dhe të pendohen.Perëndia përpiqet ta korrigjoj të keqen me të mirë,jo me të keqe.Por edhe nëse përsëri nuk ndryshojnë dhe qëndrojnë deri në fund të jetës së tyre njësoj,pa u penduar,Perëndia i lejon të shijojnë diçka të përkohëshme këtu sepse në përjetësi do të vuajnë përgjithmon.

 

At Dhimitrios Panagopulos

Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Programi i Perëndisë!