/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Thjeshtësia e zemrës së Apostujve

Thjeshtësia e zemrës së Apostujve

Thjeshtësia e zemrës së Apostujve

 

Mattheu 4:18-23

Ungjillori Matthe në Ungjillin e sotshëm  na tregon se si Zoti Jesu Krisht thirri pranë vetes nxënësit e Tij,apostujt e shenjtë.Jesui ishte duke ecur buzë detit të Galileas dhe pa atje dy vëllezërit peshkatarë,Simon Pjetrin dhe Andrean të cilët ishin duke hedhur rrjetat e tyre.
“Më ndiqni,ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”, u thotë Jesui dhe ata menjëherë,pa u menduar e ndoqën Zotin pas.Pak më poshtë  në një varkë ishin duke përgatitur rrjetat  Jakovi dhe Joani,bashkë me të  atin e tyre Zebedeun.Sapo Jesui i thirri ta ndiqnin pas,ata lanë varkën dhe të atin dhe shkuan me Jesuin duke qëndruar pranë Tij gjithë kohës që Zoti predikonte Mbretërinë e Perëndisë në sheshe dhe sinagoga.
Nxënësit e Jesuit nuk menduan as prindërit,as punët që lanë pas, as pasurinë që kishin dhe as menduan se si do siguronin bukën e përditshme.Pa asnjë ndrojtje dhe pa  u menduar dy herë lanë cdo gjë dhe ndoqën pas Jesuin.Ata ndoqën pas një të panjohur,sepse fama e Zotit dhe mësuesit të tyre nuk ishte përhapur por megjithatë peshkatarët e thjeshtë  gjetën siguri në fjalët e Tij dhe guxuan të ndryshojnë jetën e tyre nga një moment në tjetrin.Një vendim i tillë nuk  është apsolutisht i thjeshtë!Duhet guxim,besim dhe zemër e pastër,cilësi që Zoti Jesu Krisht gjeti tek peshkatarët e thjeshtë dhe i thirri pranë vetes.
Nxënësit e Krishtit nuk kanë  shumë  dije dhe njohuri të shkrimeve,sikundër farisenjtë.Në të  vërtetë farisenjtë mund të njihnin mirë ligjin dhe shkrimet  por krenaria e tyre dhe siguria që ndienin për shkak të dijes,nuk i lejonte që të shikonin dhe ta pranonin Jesu Krishtin si Shpëtimtarin e botës,si Mesia që ata prisnin.Ishin të pasur  në  dije por  të varfër në besim.Ndiheshin të përkryer prandaj nuk ishin të disponuar të braktisnin sigurinë personale dhe të ndiqnin pas Zotin,sepse kjo kërkonte sakrificë.Të izoluar në hipokrizinë e tyre nuk kishin ciltërsi në zemër që të mund të shihnin dhe të njihnin të Vërtetën .Prandaj Zoti Jesu thirri pranë peshkatarët e thjeshtë,të cilët vërtetë nuk kishin njohuritë dhe dijet e farisenjve por kishin thjeshtësinë,pastërtinë dhe përulësinë,cilësi që janë të nevojshme për të  pranuar mesazhin e  Ungjillit.
Në shoqërinë e ditëve ku jetojmë njerëzit mundohen të sigurojnë komoditetet personale,rehatinë në cdo situatë akoma dhe në mëyrën se si do ushtrojnë detyrimet fetare.Për këtë arsye shpesh herë nuk tregohemi të gatshëm të ndjekim rrugën që na tregon Kisha.
Besimin,pastërtinë,përulësinë dhe thjeshtësinë kërkon Zoti Jesu Krisht nga ne.
“Të largojmë prej nesh cdo kujdes për jetën “.
Të mohojmë cdo gjë të kësaj bote  që na mban “rob” dhe të ndjekim pas Jesu Krishtin.
Të pranojmë dhe të mbajmë  “gjallë” predikimet e apostujve dhe të ndjekim pas mësuesin me mëndje, me fjalë,me vepra dhe me zemër.Amin

 

Përkthyer nga A. Avrami

 

Thjeshtësia e zemrës së Apostujve