/ Familja Ortodokse / Shën Paisio-Edukata e fëmijëve

Shën Paisio-Edukata e fëmijëve

Shën Paisio-Edukata e fëmijëve

 

 

Edukimi jo i  mirë i fëmijëve është pasojë e dështimit të prindërve.Përderisa u bënë të denjë të jenë prindër,duhet të jenë dhe të shenjtë.Por kur nuk mund të arrijnë shenjtërimin,mos t’i mundojnë fëmijët me britmat e tyre.Në vend të thirrjeve dhe britmave,të shtojnë lutjen duke kërkuar nëpërmjet saj ndihmën e Perëndisë.Njëkohësisht të vazhdojnë përpjekjet për korrigjimin e sjelljes së tyre duke pasur si synim shenjtërimin.Të lumur janë prindërit që nuk e përdorin fjalën “mos”, te fëmijët e tyre por i ndalojnë nga e keqja me jetën e tyre të shenjtë.Këtë jetë imitojnë dhe jetojnë edhe fëmijët.Kur prindërit jetojnë me lutje atëherë jetojnë me Krishtin dhe kështu mund të japin shëmbullin e tyre të gjallë tek fëmijët,duke marrë dhe ata brenda zemrës Krishtin dhe duke jetuar me të.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Shën Paisio-Edukata e fëmijëve