/ Jeta Liturgjike / Lutje që më mëson se i përkas Zotit

Lutje që më mëson se i përkas Zotit

Lutje që më mëson se i përkas Zotit

 

O Zoti im, besoj te Ti, forcomë besimin.

Shpresoj te Ti, siguroma shpresën.

Të dua, dyfishoma dashurinë.

Pendohem që kam gabuar, shtoma pendimin.

Të adhuroj, si parimin tim të parë.

Të dëshiroj, si qëllimin tim kryesor.

Të lavdëroj, si mirëbërësin tim të përhershëm.

Të thërres për ndihmë, si mbrojtësin tim sovran.

Drejtomë me urtësinë Tënde.

Përmbamë me drejtësinë Tënde.

Ngushëllomë me zemërgjerësinë Tënde.

Mbamë me fuqinë Tënde.

Zoti im, Të përkushtoj mendimet e mia, fjalët e mia, 

veprimet e mia, vuajtjet e mia.

 tani e tutje do të mendoj për Ty, do të flas për Ty, do të veproj siç vepron Ti, do të vuaj për Ty.

Dua atë që do T[sepse e do Ti], si e do Ti, aq sa e do Ti.

Të lutem, o Zot, falmë zgjuarsi.

Udhëhiqmë  vullnetin, pastroma trupin, 

shenjtëroma shpirtin.

Ndihmomë, o Zot, të pendohem për gabimet e shkuara;

të zotëroj tundimet e ardhme;

të korrigjoj pasionet e mia të ndyra;

të praktikoj virtytet e natyrës sime;

Mbushma zemrën me dashurinë për mirësinë Tënde;

me zellin për të afërmin tim;

me neverinë për botën sekulare.

Paça në zemër bindjen ndaj eprorëve;

vlerësimin për miqtë; faljen për armiqtë;

të sundoj sensualitetin dhe vetëposhtërimin.

Koprracinë ta kthej në lëmoshë;

zemërimin në ëmbëlsi;

përtacinë në vetëmohim.

Bëmë të jem i matur në këshilla;

i qëndrueshëm në rreziqe;

i durueshëm në prova;

i thjeshtë në suksese.

O Zot, më bëj të jem i vëmendshëm në lutje;

i përmbajtur në ushqim;

i zellshëm në punën time;

i qëndrueshëm në vendimet e mia.

Të kem kujdes që të kem zemër të pastër;

veshje të thjeshtë;

bisedë ndërtuese;

sjellje të rregullt.

Të kem sytë hapur, për të sunduar natyrën;

për të pasur hirin;

për të zbatuar Ligjin Tënd dhe për të punuar për shpëtimin.

Të mësoj nga Ti, o Zoti im, sa e vogël është çdo gjë tokësore dhe sa e madhe është çdo gjë qiellore; se gjërat e tokës janë tëpërkohshme dhe se gjërat e qiellit janë të përjetshme.

Më përgatit për vdekjen;

të kem frikë gjykimin Tënd;

të shpëtoj nga Ferri;

dhe të fitoj Parajsën.

Amin.

 

Fragment nga libri “O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje që më mëson se i përkas Zotit