/ Jeta Liturgjike / Psalmi 20

Psalmi 20

Psalmi 20

 

O Zot, me fuqinë tënde do të dëfrehet mbreti; dhe fort do të ngazëllohet për shpëtimin tënd. Dëshirën e zemrës së tij ia plotësove dhe kërkesën e buzëve të tij nuk e shterove. Se me bekime mirësie e arrite, kurorë prej guri të çmuar vure mbi krye të tij. Jetë të kërkoi, e i dhe, ditë të gjata në jetë të jetës. E madhe është lavdia e tij në sajë të shpëtimit tënd. Me lavdi e madhështi do ta veshësh atë. Se bekimin tënd i dhe në jetë të jetëve, megëzimin e fytyrës tënde atë do ta dëfresh. Se mbreti tek Zoti shpreson dhe me përdëllimin e të Shumëlartit s’do të tundet. Dora jote do t’i gjejë të gjithë armiqtë e tu; e djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë. Se do t’i vesh ata si në një furrë të zjarrtë kur të shfaqesh, o Zot, në zemërimin tënd do t’i fundosësh, dhe zjarri do t’i përpijë. Frutin e tyre nga toka do ta zhdukësh dhe farën e tyre nga bijtë e njerëzve. Se ligësi kurdisën kundër teje; qëllime të këqia menduan, që s’mundën t’i zbatojnë. Se ti krahët do t’i bësh të kthejnë, dhe të tjerët në fytyrë do t’i godasësh. Lartësohu, o Zot, me fuqinë tënde; do të këndojmë e do të psalim për pushtetin tënd.

 

 

Psalmi 20