/ Jeta Shpirtërore / Fajësia njerëzore

Fajësia njerëzore

Fajësia njerëzore

 

18 Sepse zemërim Perëndie zbulohet prej qielli mbi çdo pabesi e paudhësi të njerëzve, që shtypin të vërtetën në paudhësi. 19 Sepse çdo gjë që mund të dijë njeriu për Perëndinë është e shfaqur tek ata, se Perëndia ua shfaqi atyre. 20 Sepse qëkurse u bë bota, të padukshmet e tij, fuqia e tij e përjetshme edhe hyjnia, duken qartë, duke u marrë me mend me anë të atyre që janë bërë, kaq sa ata të mos kenë se ç’të thonë. 21 Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e lavdëruan si Perëndi, as nuk e falënderuan; por u bënë të kotë në mendimet e tyre, edhe u errësua zemra e tyre e paarsyeshme. 22 Duke thënë se janë të mençëm, u marrosën, 23 edhe ndërruan lavdinë e Perëndisë së pavdekshëm në shembëllesë fytyre njeriu të vdekshëm, edhe shpendësh e katërkëmbëshish e zvarranikësh.
24 Prandaj edhe i dha Perëndia ata në papastërti me anë të dëshirimeve të zemrave të tyre, që të shnderohen trupat e atyre në mes tyre, 25 të cilët ndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, edhe nderuan e adhuruan krijesën më tepër se Krijuesin, i cili është i bekuar për gjithë jetën. Amin. 26 Prandaj Perëndia i dha ata në dëshirime shnderimi; sepse edhe femrat e tyre shndërruan marrëdhënien sipas natyrës në atë kundër natyrës. 27 Gjithashtu edhe meshkujt lanë marrëdhënien me femrën sipas natyrës, e u dogjën në dëshirimin e tyre njëri me tjetrin, duke bërë turpe meshkuj me meshkuj, e duke marrë mbi vete shpagimin e duhur të mashtrimit të tyre. 28 Edhe si nuk deshën të njohin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi ata në mendje të prishur, që të bëjnë ato që nuk janë të hijshme. 29 Sepse ata janë të mbushur me çdo paudhësi, kurvëri, dinakëri, lakmi, ligësi, plot me smirë, me vrasje, me grindje, me mashtrim, me poshtërsi; 30 pëshpëritës, gojëkëqij, perëndiurrejtës, të pacipë, kryelartë, mendjemëdhenj, trillues të këqijash, të pabindur ndaj prindërve, 31 të pamend, që nuk mbajnë fjalën, të padhembshur, të papajtueshëm, të pamëshirshëm,  32 të cilët, ndonëse njohin drejtësinë e Perëndisë, se ata që bëjnë të tilla janë të denjë për vdekje, jo vetëm i bëjnë ato, po edhe shprehin pëlqim për ata që i bëjnë.
 
 
 
Veprat e Apostujve
Letra drejtuar Romanëve ( 1:18-32)